BallinaAktualitetLibrazhdi përmbytet nga një rrebesh shi, mjaftojnë pak minuta që uji të...

Librazhdi përmbytet nga një rrebesh shi, mjaftojnë pak minuta që uji të pushtoi rrugët

Reshjet intensive të shiut pranveror kanë sjellë përmbytje të rrugëve në qytetin e Librazhdit.

U nevojitën vetëm pak minuta reshje dhe një pjesë e madhe e rrugëve të qytetit u mbuluan nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në unazën kryesore që lidh Elbasanin me Librazhdin.

Ndërkohë shiu ka bërë që të ndërpriten dhe punimet në asfaltimin e rrugës në qytet dhe unazë

Rrëshqitje të vogla dherash ka pasur edhe në kthesat e Murrashit por pa u bërë problem për qarkullimin e mjeteve.

Kjo situatë në rrugët e Librazhdit tashmë është bërë e vazhdueshme që nga fillimi i punimeve të rregullimit të rrjetit ujesjellës-kanalizime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular