BallinaLifestyleE përdhunuan, mbeti shtatzëne dhe kaloi në paranojë, Lady Gaga bën rrëfimin...

E përdhunuan, mbeti shtatzëne dhe kaloi në paranojë, Lady Gaga bën rrëfimin e ndjerë

Këngëtarja, Lady Gaga emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta ka bërë një rrëfim të ndjerë për televizionin amerikan . Ajo rrëfen se në moshën 19 vjeçare  është përdhunuar nga një producent muzikor. Si rrjedhojë këngëtarja mbeti shtatzënë( më pas abortoi) dhe pësoi çrregullim nervor, duke kaluar në paranojë.

Ajo tregon se përdhunuesi e kishte kërcënuar se do t’i ‘digjte’ muzikën nëse ajo nuk hiqte rrobat.

“Unë isha 19 vjeç dhe po punoja në biznes, dhe një producent më tha, ‘Hiq rrobat”, kujton ajo. “Unë thashë jo dhe u nisa, dhe ata më thanë se do të digjnin të gjithë muzikën time. Ata nuk u ndalën.”

Pas ngjarjes ajo ka pësuar trauma psikologjike të rënda. Ajo vuante nga sëmundje mendore dhe ishte në gjendje paranoje, si rezultat i traumës.

Mes lotësh ajo thotë se përdhunimi ka ndodhur në fillimet e karrierës së saj në muzikë.

Tani 35 vjeç, këngëtarja tha se nuk do ta thoshte kurrë emrin e  përdhunuesit të saj.

Unë nuk dua kurrë të përballem me atë person përsëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular