BallinaAktualitetVaksinimi/Çadrat të kyçura ruhen me policë, i moshuari: Ikën zgjedhjet, s’ka më...

Vaksinimi/Çadrat të kyçura ruhen me policë, i moshuari: Ikën zgjedhjet, s’ka më punonjës të sjellshëm…

Në sheshin “Skënderbej” jo vetëm që nuk ka vaksina për qytetarët, por ka radhë të gjatë e ”pjekje” në diell, pasi sjellja e mirë e stafit duket se ka mbaruar me zgjedhjet e 25 Prillit. Qytetarëve, të cilët iu ka kaluar me javë afati për bërjen e dozës së dytë të vaksinës kineze, iu duhet që të presin me orë të tëra në diell, pasi çadrat e vendosura me paratë e shtetit, ua kanë vënë kyçin punonjësit e policisë, që padyshim shfajësohen me shprehjen e famshme ”kemi urdhër nga lart”. Në një intervistë për gazetaren Edona Haklaj, një prej qytetareve shprehet se prej një muajsh i ka kaluar afati i marrjes së dozës së dytë, ndërsa shfaqet hezituese për shkak të efekteve anësore që i ka dhënë në dozën e parë. “Nga vaksina e parë u bëra shumë keq, shkova te Continentali, më shkoi tensioni 20, nuk mbaja dot ekuilibrin, dua ta bëj dozën e dytë, por u bëra shumë keq. Iu luta policit që të ulesha brenda në çadër, jo më tha polici, do rrish jashtë se kështu e kam urdhërin unë”, shprehet qytetarja. Ndërkohë që një tjetër i pranishëm thotë se infermieret shkojnë në kafe dhe nuk u japin një përgjigje se sa mund të vonojë marrja e dozës së dytë të vaksinës. “Ku po bëhet vaksinim këtu, janë 30 policë, infermieret ikin të pijnë kafe, ne rrimë në diell këtu, se për çfarë i kanë vendosur këto çadrat nuk e di. Më mirë po ikim fare, se nuk është punë kjo, kam ardhur këtu që në 8 pa çerek, mbaruan zgjedhjet, se para zgjedhjeve ishin shumë të sjellshëm”, thotë qytetari për Fax News. Prej më shumë se një jave tashmë në vendin tonë mungojnë vaksinat kineze, duke shtyrë afatet e dozës së dytë për qindra qytetarë. Frymëzuar nga vaksinimi i sa më shumë personave përpara zgjedhjeve, ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë bërë llogaritë mirë për sigurimin e dozave të dyta, duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit, ose të ndonjë imuniteti që mund ta kenë fituar edhe natyralisht nga kalimi i Covidit. Është shumë të kërkojmë të dimë nëse ka testime sereologjike në masë për qytetarët që vaksinohen, në rast se ata e kanë marrë apo jo imunitetin nga vaksinat, e as nëse sa zgjat ky imunitet.
 
 
 
 
 
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular