BallinaSportRrëfimi i rrallë i Messit, nga fëmijëria në yll i Barçës: Më...

Rrëfimi i rrallë i Messit, nga fëmijëria në yll i Barçës: Më mbeti peng që nuk shkëmbeva fanellën me Ronaldon

Leo Messi nuk do të jetë këtë të shtunë në ndeshjen e fundit të sezonit të Barcelonës. I lirë nga qershori, argjentinasi përballet me vendimin për të rinovuar ose jo me klubin e jetës së tij. Argjentinasi ka folur me “Diario Olé” për këtë dhe çështje më aktuale, në një intervistë të gjerë dhe shumë të pritur nga tifozët e Barcelonës.

Barça dhe sezoni
Leo dhe Barça e mbyllin këtë sezon të vështirë duke ngritur një trofe, “Copa del Rey”: “Sa herë që garoj, unë luaj për të fituar dhe përpiqem t’i arrij të gjithë objektivat. Dua të fito tituj. E vërteta është se ‘Copa del Rey’ e fundit ishte e veçantë në në momentin ku ishim. Klubi vjen nga dy vite, ku nuk kishim kaluar një kohë të mirë për shkak të rezultateve dhe titujve të munguar. Kjo është një dhomë zhveshjesh shumë e re, me shumë lojtarë të rinj. Kjo ‘Copa del Rey’ për dhomën tonë të zhveshjes ishte një pikë kthese, shumë e rëndësishme. Përtej kësaj, personalisht më pëlqen të fitoj dhe të ngre tituj. Dhe sa më shumë, aq më mirë”.

Pasioni i tij për futbollin
Pa dyshim, ai është një ‘studiues’ i topit, sepse ka qenë ‘i mbarsur’ me shumë futboll. Messi rrëfen se sheh shumë futboll: “Më pëlqen të shikoj liga të ndryshme. T’i ndjek, të jem i vetëdijshëm për evoluimin e futbollit”. Përkundër kësaj, ai ka një vizion më të largët të taktikave: “Unë i shikoj ndeshjet si tifoz, jo që t’i studioj. Kur jam duke parë një ndeshje nuk filloj të analizoj, por përkundrazi, dua ta shijoj sa më shumë lojën”. Sidoqoftë, nuk rri mënjanë taktikave: “Më pëlqen t’i studioj rivalët, si të bëj presion, pavarësisht nëse kemi trajnerët apo njerëzit tanë. Gjithashtu më pëlqen t’i vëzhgoj ata dhe t’i shoh”.

Objektivi me Argjentinën
Këtë verë, Messi ka një sfidë të re, që ai ëndërron ta arrijë: Fitimin e ‘Copa América’ me Argjentinën: “Ne jemi si grup i etur, të entuziasmuar që jemi në gjendje të luajmë këtë kupë. Ka shumë kohë që luajmë bashkë. Herën e fundit nuk mundëm të shkonim në kombëtare për shkak të koronavirusit dhe kjo na bën të dëshirojmë të bashkohemi më shumë. Është një kompeticion i veçantë, ndryshe, për faktin se me siguri nuk do të ketë njerëz. Por, edhe kështu, personalisht dua vërtet të jem përsëri atje”.

Fillimet e tij në Barcelonë
“E vërteta është se marrja e atij vendimi ishte e vështirë, por në të njëjtën kohë ishte e shpejtë. Unë as nuk hezitova, pa menduar fare. Nuk e kuptova mjaft se çfarë do të thoshte të largohesha nga vendi im, njerëzit e mi, miqtë e mi dhe të filloj një jetë tjetër në një vend si Spanja. Dhe në fillim ishte e vështirë. Ishte e vështirë, sepse kur arrita nuk mund të luaja për shkak të një çështjeje roli, pastaj fillova dhe u lëndova…

M’u desh gati një vit për të qenë në gjendje të konkurroja. Thjesht stërvitesha, gjë që nuk ishte e njëjta si loja… Pastaj isha me fat, që nga atëherë e tutje gjithçka ishte shumë e shpejtë. Unë po lëvizja shumë shpejt, po ngjitesha dhe luaja me djem të rritur. Kjo më bëri të provoj, të vazhdoj të luftoj. Kam qenë shumë me fat, se pavarësisht nga vështirësitë, gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

Nga vizitat e tij në Rosario në atë kohë, Messi kujton: “Gjithmonë qaja, por në të njëjtën kohë doja të vija këtu në Barcelonë, për të vazhduar të bëja të njëjtën gjë. E pranoj, ishte e vështirë për mua të lija gjithçka që kisha atje në Rosario. E dija që pas gjashtë muajsh do të kthehesha përsëri, duke ndarë të gjitha ato gjëra…

Unë kam humbur shumë miq për shkak të asaj që thashë më parë, komunikimi ishte shumë i vështirë. Sot, çdo djalë 13 ose 14 vjeç shëtit me një telefon në dorë, ndërsa në atë kohë nuk kishte. Dhe të flisja me Argjentinën ishte shumë e vështirë, me postë ose me telefon. Kam ndaluar së foluri me shumë njerëz për çështjen e komunikimit, distancës”.

Pasioni tjetër i tij, familja
“Unë jam me fat të kaloj praktikisht tërë ditën me ta, të jem në gjendje t’i çoj në shkollë, t’i marr në kthim, t’i marr me vete në futboll, në aktivitete të tjera. Sa më shumë kohë të kaloj me djemtë, me gruan time, me vëllezërit e mi…, që më i lumtur jam”.

Nga familja e tij, ajo që Leo gëzon më shumë është “zgjimi, mëngjesi me fëmijët. Megjithëse ndonjëherë dëshironi t’i vrisni, ha-ha-ha. Zgjimi, marrja e tyre në shkollë… E pëlqej shumë mundësinë që t’i zgjoj ose t’i ul të flenë gjumë. Sa bukur, që e bëj këtë çdo ditë”.

Fëmijët e tij, me personalitete shumë të ndryshëm, jetojnë në një mënyrë tjetër duke ditur kush është babai i tyre: “Për shembull, Thiago nuk e pëlqen këtë fakt, ai nuk pëlqen të njihet… Karakteri i tij është shumë i ndrojtur dhe e ka të vështirë. Krejt ndryshe është Mateo, nuk ka rëndësi për të se e njohin”.

Fanellat
Messi, pas 20 vitesh karrierë, ka një muze mbresëlënës të fanellave të futbollit: “E vërteta është se unë fillova t’i jepja vëmendje temës së bluzave. Vëllai im, Matías, në Argjentinë, i mbante gjërat që kur kam filluar futbollin dhe kam shumë kujtime prej tij. Tani pendohem që nuk kam kërkuar fanella më parë nga lojtarët me të cilët jam ballafaquar, kur isha fëmijë, kur startova te Barcelona dhe sfidova Ronaldo, Roberto Carlos. Sot them se do të më pëlqente të kisha fanella të tyre, më mungojnë, por e kam shumicën”.

Anekdota
Në ‘La Masia’, një imazh që mbahet mend është ai i Messit, që luan me një maskë: “Në atë kohë isha me të rinjtë, 14 ose 15 vjeç mendoj… Një fundjavë, në një ndeshje kundër Espanyol, më goditën me bërryl dhe më thyen mollëzën e fytyrës. Fundjavën tjetër luajtëm finalen e ‘Copa Catalunya’, nuk e di nëse vazhdon të luhet më… Për atë moshë ishte një turne shumë i rëndësishëm. E njëjta gjë i kishte ndodhur Puyol dhe ai kishte luajtur me maskë, nuk e di sa kohë. Atë ma dhanë mua, më thanë të luaj me të. U stërvita disa here me të, fillova të luaja për pesë minuta, por ishte e pamundur, ishte shumë e madhe, më lëvizte”.

Messi tregoi fillimet e tij në futbollin e Rosario dhe anekdotën se si gjyshja e tij ishte e para që kishte syrin për të parë se do të bëhej një yll, megjithëse pohon se nuk mban mend shumë nga fëmijëria, vetëm nëse sheh disa foto dhe video: “Unë luaja me një nga vëllezërit, ose kushërinjtë e mi. Nuk pushonim asnjë ditë, edhe pse ishim të moshave dhe kategorive të ndryshme. Të tjerët ishin së paku një vit më të mëdhenj se unë, nuk e di saktësisht se cila kategori ishte.

Nuk mungonte edhe gjyshja ime, e cila filloi t’i thoshte teknikut, të cilin e kishte njohur gjatë gjithë jetës së saj: aktivizoje këtë. Ai i përgjigjej: Jo, si ta aktivizoj, shiko sa i vogël është, ti jeni çmendur, do të bënim gabim. Gjyshja ngulmonte: Aktivizojë, shihe në lojë! Hyra në lojë dhe bëra disa gjëra të bukura. Gjyshja ime u kthye dhe më tha: Do të të blej këpucë sporti, do të të çoj përditë në stërvitje. Dhe aty fillova…”/telesport

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular