BallinaKryesoreJa kush e fitoi Eurovizion 2021, ku u rendit Shqipëria...

Ja kush e fitoi Eurovizion 2021, ku u rendit Shqipëria…

Italia ka fituar festivalin europian të këngës 2021.

Në 26 këngë konkurentë në garën për cmimin e madh në natën finale grupi Maneskin arriti të ngrejë trofeun. Ishte vota e publikut ajo që përmbysi gjithcka duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë. ‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun

Në vendin e dytë u rendit Zvicra, e cila përfaqësohej nga një këngëtar me origjinë shqiptare. Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears u përfaqësua në këtë kompeticion të me këngën me titull ‘ Tout l’Univers’. Ai arriti te sigurojë votat e jurisë, duke u renditur i parë, nga vota e 39 shteteve me 267 pikë, por ishte vota e publikut ajo që përmbysi gjithcka.

Këngëtarja Anxhela Peristeri e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën Karma, u rendit në vendin e 21 me 57 pikë në total. Ndër shtetet që votuan vendin tonë, ishin Malta duke i dhënë 12 pikët e saj maksimale, Danimarka e cila votoi me 7 pikë, ndërsa San Marino vlerësoi me 2 pikë këngën shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular