BallinaAktualitetDATAT/Ja kur nis dhe përfundon viti shkollor 2021-2022

DATAT/Ja kur nis dhe përfundon viti shkollor 2021-2022

Arsimi parauniversitar do të nisë në datën 13 shtator 2021. Ministria e Arsimit dhe ajo e Ekonomisë publikuan urdhrin e përbashkët në të cilin parashikohet se provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor 2022.

Viti i ri shkollor 2021-2022 do të nisë të hënën e 13 shtatorit. Përmes një urdhri të përbashkët që mban datën 10 Maj, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe ajo e Financave e Ekonomisë miratuan strukturën e sistemit parauniversitar.

Nxënësit e arsimit bazë do ta përfundojnë mësimin në datën 8 qershor 2022, ndërsa pushimet dimërore do t`i nisin në 24 dhjetor 2021 dhe i mbarojnë në 4 janar 2022.

Sa i përket provimeve kombëtare të arsimit bazë ato do të zhvillohen në periudhën 9-30 qershor të vit të ardhshëm.

Viti shkollor për gjimnazistët do të përfundojë më 15 qershor, ndërsa maturat ashtu si çdo vit do të përfundojnë më herët, në 1 qershor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular