BallinaOP EDProçeset demokratike në një parti janë gjithmonë në të mirë të saj!

Proçeset demokratike në një parti janë gjithmonë në të mirë të saj!

Nga Vilson Kulejmani

Aftësia e një lideri për të pasur garë, konkurencë, “klane” dhe për të qenë ai arbitri është ajo që quhet të krijosh elektricitet të kontrolluar brenda partisë, dhe ky elektricitet shërben në rritjen e efiçencës dhe sfidave ndërmjet anëtarëve apo zyrtarëve të asaj partie.
Për mendimin tim, është krenari që PD ka për kryetar një figurë perëndimore si Lulzim Basha, që ka bërë një fushatë të shkëlqyer dhe duke mbajtur larg bandat dhe të fortët, faktet flasin që dhe atij i janë afruar por nuk janë qasur. Lidhja e anëtarëve të kësaj partie duhet të jetë ideali, parimet, programi dhe politikat dhe kursesi interesi dhe etja për pushtet me çdo formë. Në fund të fundit ku do të ndryshonim nga kundërshtari dhr a do të kishim të drejtë ta quanim atë që ai ka ndërtuar një REGJIM??? A do të ishim ne të kënaqur dhe të përfaqësuar nga këta individë të i kriminuar?
Krenari gjithashtu është që në PD ka garë dhe në garë janë figura si Fatbardh Kadilli apo Agron Shehaj. Janë figura që kanë dhënë kontribut në PD dhe ne jemi krenuar deri dje me ta.
Fatbardh Kadilli me një kontribut më shumë se 20 vjeçar në PD, njohës shumë i mirë i politikave të jashtme, ish-përfaqësues i jonë në parlament. Ish-funksionar dhe teknicient që ka marë eksperiencë në Bundestag dhe Parlamentin Europian. I papërlyer dhe i paatakuar ndonjëherë për afera apo korupsion!
Agron Shehaj, i përndjekur politik, nga një familje e thjeshtë emigrante ka arritur të ngrejë një perabdori. Një person që ka ardhur në Shqipëri, sepse Shqipëria e ka thirur. Për të investuar dhe për të punësuar të rinjtë Shqiptar! Me ideologji perëndimore, që veç ka dhënë dhe asgjë ska marë nga ky vend deri më sot! Histori suksesi dhe i paprekshëm nga mekanizmat propogandues të pushtetit!
Në vazhdën e këtyre ditëve, me keqardhje kam parë shumë statuse denigruese për këto figura. Dënoj me ashpërsi këto statuse të papjekura dhe dëmtuese ndaj këtyre figurave që në fund të fundit janë njerëzit tanë, me kontribut e moral! Këto statuse mund të bëhen vetëm nga militantë servil dhe pa prespektivë!
Mos harroni! Ne jemi Partia Demokratike, parti e mendimit ndryshe, promotorë të sistemeve dhe mekanizmave demokratike në Shqipëri!
Unë personalisht do të mbështes figurën që për mua, me fitoren e tij, fiton Partia Demokratike!
Fitoftë më i miri!
Fitoftë Partia Demokratike!!!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular