BallinaKronikeShqiptari rreh për 'vdekje’ në burg grabitësin e njohur grek

Shqiptari rreh për ‘vdekje’ në burg grabitësin e njohur grek

Një shqiptar ka rrahur dhunshëm në burg një nga grabitësit më të njohur në Greqi.

Yiannis Dimitrakis është dërguar në spitalin e Lamis pasi plagët e marra kërkon trajtim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Domokos.

Sipas LamiaReport.gr, Dimitrakis po trajtohet në repartin neurokirurgjik , pasi ai duket se i ka shpëtuar rrezikut dhe nëse nuk shfaq komplikime deri të Mërkurën, ai do të transferohet në një qelizë speciale në katin e 1 të Spitalit të Përgjithshëm të Lamia.

39 vjeçari shqiptar që identiteti I tij nuk është bërë I ditur pasi ka shkuar në gjykatë për ngjarjen ka kërkuar falje dhe është rikthyer përsëri në burg.

Dimitrakis njihet për grabitjen e bankave por edhe si pjesëmarrës në grupet anarkiste dhe të Agimit të Artë në Greqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular