BallinaSportUnai Emery, specialisti i Europa League fiton kupën e 4-rt, United bie...

Unai Emery, specialisti i Europa League fiton kupën e 4-rt, United bie pas rekordit të penalltive

U deshën 120 minuta lojë dhe 22 penallti të gjuajtura për të përcaktuar skuadrën fituese të Ligës së Europës për këtë sezon.

Villareal e drejtuar nga specialisti i kësaj kupe, Unai Emery luante finalen me Manchester United të Ole Gunnar Solskjaer. Në fund, spanjollët ja dolën mbanë që të fitonin këtë trofe, i katërti për trajnerin Emery

Ndeshja u luftua nga të dyja skuadrat, që lanë pak hapësirë për lojë “të bukur”. Spanjollët kaluan të parët në avantazh me anët të Morenos në minutën e 29 të takimit.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e tyre, ndërkohë që Cavani barazpeshoi gjithçka në minutën e 55-të. Pak minuta më vonë Rashford humbet një rast të artë për të kaluar United në avantazh.

Koha e rregullut dhe 30 minutat shtesë u mbyllën pa ndryshim rezultati dhe dy skuadrat iu drejtuan penalltive për të përcaktuar fituesin. Si asnjëherë më parë, të dyja ekipet u treguan të sakta në realizimin e tyre dhe plot 22 penallti të gjuajtura në total, aq sa i erdhi radha portierit të United, De Gea. Pikërisht De Gea gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular