BallinaBotaWang Yi: Zhvillimi i Kinës, përparim global e jo kërcënim

Wang Yi: Zhvillimi i Kinës, përparim global e jo kërcënim

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi theksoi të martën se zhvillimi i Kinës duhet të shihet si një përparim për të gjithë botën e jo si një kërcënim.

Ai i bëri këto komente në një bisedë mbi marrëdhëniet midis Kinës e Perëndimit të organizuar nga Konferenca e Sigurisë e Mynihut, një mbledhje vjetore mbi sigurinë ndërkombëtare që sivjet u zhvillua në internet për shkak të pandemisë. Ndër pjesëmarrësit në të ishin ish-zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian Federica Mogherini dhe kryetari i Konferencës së Sigurisë të Mynihut Wolfgang Ischinger.

Kina ushqen gati 20 për qind të popullsisë së botës me 9 për qind të tokës së punueshme në botë, ka një shtresë të mesme prej mbi 400 milionë vetash dhe ka ndërtuar sistemin më të madh në botë të sigurimeve shoqërore e të arsimit të detyrueshëm, tha Wang.

Sipas tij, në më shumë se 70 vjet që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës, Kina nuk ka filluar kurrë një luftë dhe është i vetmi vend në botë që e ka të shkruar zhvillimin paqësor në kushtetutën e vet.

Si një vend i madh dhe në zhvillim të shpejtë, Kina është e angazhuar për bashkëjetesë paqësore me vendet e tjera dhe ky është një kontribut i madh në stabilitetin strategjik botëror, shtoi Wang.

Duke folur për marrëdhëniet e Kinës me BE-në, kryediplomati pranoi mendimet e ndryshme mbi këtë çështje, por theksoi se Kina gjithmonë e ka parë palën evropiane si partnere e jo rivale.

“Ne gjithmonë do të mbështesim me vendosmëri përparimin e integrimit evropian dhe jemi të gatshëm të shtojmë bashkëpunimin e gjithanshëm me Evropën mbi bazën e respektit të ndërsjellë e përfitimeve të përbashkëta,” u shpreh Wang.

Lidhur me marrëveshjen e investimeve Kinë-BE, ministri i Jashtëm kinez tha se ajo është shumë e dobishme për të dy palët dhe jo një favor i njëanshëm.

Duke vënë në dukje se disa njerëz në BE përpiqen të politizojnë çështjet tregtare, ai theksoi se një gjë e tillë “nuk është e pranueshme dhe nuk të çon askund”.(Foto nga VCG)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular