BallinaAktualitetBën vaksinën, fiton 1 milion dollarë

Bën vaksinën, fiton 1 milion dollarë

Për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen, në Ohio të SHBA është aplikuar lotaria e personave të vaksinuar.

Mediat amerikane shkruajnë se Abbigail Bugenske është fituesja e parë.

Nga sa raportojnë mediat, 22 vjeçarja ka fituar plot 1 milionë dollarë.

“Ishte një vendim mjaft i lehtë për të shkuar për të bërë vaksinën sa më shpejt që të mundesha”, tha ajo në një konferencë shtypi të enjten. “Unë do të inkurajoja cilindo që të vaksinohet. Nëse fitimi i 1 milion dollarëve nuk është i mjaftueshëm, nuk e di se çfarë do të ishte. ”

Kjo lotari do të mbahet çdo të mërkurë për 3 javët e ardhshme si pjesë e fushatës Vax-a-Million.

Gjithashtu, një 14 vjeçari iu ofrua një bursë studimi që do të mbulojë taksat për 4 vjet në kolegj. Deri tani në lotari kanë marrë pjesë 2.7 milionë të rritur dhe mbi 100 mijë të rinj janë regjistruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular