BallinaKronikeEMRI/Përleshja në lokal, identifikohet laçiani që plagosi me armë 19 vjeçarin në...

EMRI/Përleshja në lokal, identifikohet laçiani që plagosi me armë 19 vjeçarin në Tiranë

Identifikohet autori i të shtënave me armë pasditen e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 19 vjeçar.

Mësohet se autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri është shtetasi Klajdi Kodra nga Laçi.

Pas një konflikti të çastit në një lokal pranë stadiumit Dinamo, Kodra qëlloi me armë 19 vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

Tashmë policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij.

Po si ndodhi përplasja?

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj  tha më herët në një deklaratë për mediat se ka qenë një konflikt i çastit mes dy grupeve, ndërsa gjithçka ka ndodhur në ambientet e një lokali.

Fillimisht janë përplasur fizikisht, ndërsa më pas është qëlluar me armë. Mendohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa të rinjtë kanë qenë në tavolina të veçanta

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular