BallinaKryesoreBasha nga Saranda dhe Selenica: Mundi dhe sakrifica e demokratëve nuk do...

Basha nga Saranda dhe Selenica: Mundi dhe sakrifica e demokratëve nuk do të shkojë dëm. Masakra zgjedhore e ndali përkohësisht aspiratën e shqiptarëve për ndryshim

spot_img
spot_img

Basha: Mundi dhe sakrifica e demokratëve nuk do të shkojë dëm. Masakra zgjedhore e ndali përkohësisht aspiratën e shqiptarëve për ndryshim. Bashkë do ta bëjmë atë realitet!

Saranda

Tani siç e dimë ne e di edhe kundërshtari, padiskutim, buza e të cilit nuk qesh dhe manovrat e të cilit kanë vetëm një synim të përçajnë forcën e rritur të Partisë Demokratike, të mbjelli dyshi dhe mosbesim në radhët tona dhe të na bëjë të merremi me veten në vend që të vazhdojmë betejën së bashku. Pra, kundërshtari ynë e ka të qartë se çfarë do të arrijë. Do që ne të mos vazhdojmë së bashku, do të mos vazhdojmë betëjn e nisur. Ndaj, kërkesa ime e parë është ta konsiderojmë këtë proces të brendshëm si një mundësi  pozitive jo vetëm për të komunikuar me njëri-tjetrin, por dhe  të na sjellë më afër njëri-tjetrit që të dalim më të bashkuar nga ky proces. Mos t’i japim kënaqësinë kundërshtarit që ky proces i diktuar nga rregullat e brendshme të kthehet në një vegël për ta përdoruar kundër nesh. Përkundrazi të shpalosim vlerat tona më të mira. Se pavarësisht asaj që thuhet ne jemi partia që bën garë, ne jemi partia që bën debat. Ai ka 12 vjet që s’bën zgjedhje në parti. Kjo është një tjetër vlerë të cilën duhet ta mbajmë e ta çojmë deri në fund ku me 13 qershor pjesëmarrja masive në këtë proces i cili duhet të zbatohet sipas të gjitha rregullave statutore do të konfirmojë edhe njëherë vlerat tona he duhet ta shohim si një tjetër stacion në betejën që vazhdon deri në largimin e regjimit. Pas 25 prilli, 13 qershori është një moment i rëndësishëm për të treguar që ne që ju dolëm për zot shqiptarëve në momentin më të errët prej kohësh të përballjes së opozitës pa asnjë pushtet me shtetin me të gjitha pushtetet, ne nuk jemi rrëzuar dhe zemëratën tonë jemi gati ta kthejmë në një energji, në një fuqi goditëse për regjimin. Në këtë rrugëtim debati i brendshëm ka vlerë, ka vlerë dhe duhet mirëpritur. Megjithatë nxitimi apo paqartësia që mund të sundojë zemrat apo mendjet e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku. Historia mund të rishkruahet sa herë të duam, por nuk mund të rishkruhet në kurriz të sakrificës së demokratëve. Betejat që kemi bërë së bashku na kanë bërë më të fortë jo më të dobët. Është e lehtë të gjykosh pas kuvendit apo të bësh trimin pas lufte, e rëndësishme është të marrësh vendimet e duhura për vendin dhe të kesh kurajon t’i zbatosh siç kemi bërë gjatë këtyre 4 viteve të fundit dhe gjatë këtyre 8 viteve përballjen me këtë regjim.

Selenica

Përmes pjesëmarrjes dhe gjykimit politik, sigurisht me votën e çdo anëtari ne do të tregojmë se pas 25 prillit dhe përpjekjeve dhe demagogjisë për të na përçarë sërish, ne jo vetëm nuk dorëzohemi, jo vetëm nuk shtrihemi, jo vetëm nuk ulemi në gjunjë, por ngrihemi në këmbë të vetëdijshmëm për barrën e misionit që kemi mbi supe që ëahtë shumë më i madh sesa të gjithë ne, sepse është misioni i të gjithë shqiptarëve. Ndaj, pjesëmarrja masive në 13 qershor, vetëm duke bërë këtë të mundur ne do të jemi në gjendje ta vazhdojmë këtë betejë duke e çuar atë deri në fund. Kërkesa ime është padiskutim që këtë betejë ta vazhdojmë së bashku. Ta vazhdojmë së bashku dhe mbi gjithhçka kemi ndërtuar përfshirë 25 prillin, të finalizojmë aksionin tonë politik me parakushtin e demokracisë që është rrëzimi i këtij regjimi dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të përgjithshme dhe lokale dhe marrjen e përgjegjësive për të drejtuar vendin sipas vlerave dhe misionit tonë. Ta  vazhdojmë së bashku e ta çojmë këtë betejë deri në fund. Kjo është ftesa dhe kërkesa ime ndaj jush. Ju faleminderit për vëmendjen!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular