BallinaAktualitet“I dha bekimin si klerik superm i dijes”- Gjekmarkaj ironizon Ramën: Ta...

“I dha bekimin si klerik superm i dijes”- Gjekmarkaj ironizon Ramën: Ta gëzojë kultura shqiptare akademinë më të politizuar në planet!

Deputeti i zgjedhur i PD Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas pjesëmarrjes dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Akademinë e Shkencave

Gjekmarkaj shkruan se pasi kontrollon gjithçka Rama arriti të hyjë e të flasë si triumfator Baraba dhe në Akademinë e Shkencave.

Ai e cilëson Akademinë më të politizuar në planet dhe uron ta gëzojmë historinë e re të Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTË

Edi Rama pasi shpartalloi procesin elektoral, futi në xhep universitetet, kontrollon pa pothuaj të gjitha emisionet televizive, po kaq ka në xhep kuvendin me kukulla, i hap proces shkarkimi Presidentit, kontrollon të gjithë ekonominë, nëpunësinë, ushtrinë, policinë, gjykatat, gjithçka arriti të hyjë e të flasë si triumfator Baraba dhe në Akademinë e Shkencave. Me ezmerllëk e gri ajatollahesh. Kjo pasi Akademia për vite nuk ia kishte mbushur synë, por tani ama ja dha bekimin si klerik suprem i dijes! Tani mbetet për të uruar ta gëzojë kultura shqiptare akademinë më të politizuar në planet, me në krye Skënder Gjinushin që sot zgërdhihej ëmbël e lozonjar, ta gëzojnë intelektualët, kombi edhe pse humbja për ta është katastrofike. Pse jo ta gëzojmë edhe historinë e re të Shqipërisë si pllakë varri me të “vërtetat” të shkruar nga dëshmitarët “Lloskë Lloska e Bake Xhani”, që komunizmi na la peshqesh!
Mirënjohje pafund Prof. Artan Fuges që ndonëse i vetëm luftoi kundër një organizmi ideologjik e politik pa asnjë lidhje me shkencën, kundër kotësisë, gënjeshtrave, abuzimeve qokave dhe sklerotizmit të saj historik! Një betejë që nuk e fitoi, por që me dinjitet e bëri dhe sot më shumë se kurrë me mungesë spikaste në vetminë e tij i konfirmuar në çdo akuzë! Shqipëria sot ka vetem një Akademik antikonformist e europianist ai është Artan Fuga!

Në atë salle jo akademike këtë paradite nipi i Spiros, nipi i Enverit dhe djali i Et’hemit na rrëfyen rrugën e mbrothësisë nga do ecë vatani tani e tutje, mendimi, mençuria, marifeti e lezeti akademik e shoqëror!!
Urraaaa Urraaaaa Urraaaaa!!
Në vathen e Polifemit me syrin si teleskop, delet hynë të paqta, Odise aty nuk pat!
Tagjia është e sigurtë!
Gjetëm rehatin më në fund!

Gjekmarkaj Fb
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular