BallinaKryesoreBurri i Angela Martinit prenoton gjithë Venecian për 35-vjetorin e gruas modele,...

Burri i Angela Martinit prenoton gjithë Venecian për 35-vjetorin e gruas modele, dyshime për burimin e parave pasi i sekuestruan pasurinë

Modelja Angela Martini është rikthyer në Itali kësaj here për të festuar ditëlindjen e saj të 35-të në Venecia, një qytet i tërë i prenotuar nga burri i saj për ta kënaqur sa më shumë.

Si bashkëshortja e miliarderit rumun Dragos Savulescu, ajo ka festuar plot supriza, festime maratonë dhe që kanë kushtuar miliona, ndërkohë që komentuesit ngrejnë dyshime për burimin e parave të Dragos, pas sekuestrimit të pasurisë për shkak të problemeve me drejtësinë.

Dihet që vitet e fundit ai ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë. Kujtojmë që në 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun, për të vuajtur një dënim prej 5 vitesh me burg.

Ndërkohë, gjatë karantinës, Angela ishte shumë aktive në rrjetin social “Instagram”, ku bënte live me një mikeshën e saj, Alina, e kur nuk u shpëtoi thumbimeve se ku e kishte burrin, pasi ishin hapur fjalë se ishin ndarë. Por tashmë duket se pas stuhisë ka diell dhe me suprizën e ditëlindjes, Dragos i ka rikthyer lumturinë Angelës.

Ish-modelja premtoi se do tregojë çdo detaj të ditëlindjes në ‘Instagram’ dhe e mbajti fjalën me postime të reja çdo ditë. Ajo bëri një xhiro në Venecia me gondola siç e do tradita, por jo nga ato të thjeshtat. Atë e priti një performancë operistike me këngëtare të maskuara që i kënduan për ditëlindje, dhe gjithë të pranishmit përfituan nga atmosfera për të parë diçka ndryshe dhe shumë speciale.

Kënga e saj e preferuar gjithashtu po luhej në sfond. Angela shpjegoi se gjithçka ishte e papritur dhe deri në fund nuk e kuptoi se kënga ishte e stisur për të. Kjo është pjesa e dytë e ditëlindjes dhe surpriza është realizuar sigurisht nga bashkëshorti milioner i Angelës.

E ndërkohë që të gjithë menduan se ditëlindja kishte mbaruar, kur nuk e priste aspak, e gjendur në mes të një kishe, Angela mori surprizën më të bukur teksa në ambientin ku ndodhej shijoi performancën e dy balerinëve profesionistë, muzikën në sfond dhe fotot e saj dhe Dragos. Ky moment e përloti Angelën, e cila e ka ndjerë veten me fat më shumë se asnjëherë.

“Kisha. Kur mendoja që surprizat kishin mbaruar ne ndaluam dhe shkuam brenda një kishe të bukur. Dhe ja çfarë ishte, absolutisht e preferuara ime. Nuk kam fjalë, vetëm lot!”, ka shkruar Angela.

Ndërkohë, komentuesit nisën me pyetjet: Nëse kjo e Anxhelës është një ditëlindje, po një dasmë çfarë është? Surprizat për modelen nisën që në mëngjes dhe bashkëshorti zgjodhi mënyrën më të bukur për ta surprizuar rrethuar me lule, gjelbërim, një tavolinë mes natyrës, me pak fjalë, gjithçka të bukur që ofron natyra dhe shumë dashuri nga njeriu i zemrës.

Ajo kaloi stinën e dimrit dhe festat e fundvitit bashkë me bashkëshortin e saj, me të cilin nuk mungojnë pozat hot. Herë pas here, Martini u ka plotësuar ndjekësve dëshirën për të publikuar atë që ata dëshirojnë. Eleganca, format dhe bukuria e saj janë bërë shkak që Angela Martini të jetë gjithmonë në fokus të mediave rozë.

Ish-modelja shqiptare pak kohë më parë ndodhej prej disa ditësh me pushime në një jaht superluksoz, duke tërhequr vëmendjen me fotot e saj seksi. Ajo realizoi një set fotografik për revistën italiane “Cleon”, të cilët e kanë vënë theksin te pamja e saj. Ky set u realizua nga fotografi Eugenio Qose, mik dhe bashkëpunëtor i Angelës prej kohësh. Kujtojmë se disa kohë më parë, Martini publikoi edhe librin e saj të parë,

“Dashuri, shpresë, dritë”. Qëndrimi në Itali në atë kohë dhe rikthimi në modë erdhi pas thashethemeve se Angela ishte ndarë nga miliarderi rumun, Dragos Savulescu.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me problemet e burrit të saj me drejtësinë, pasi më 10 shkurt mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh. Ai u shpall në kërkim, pasi akuzohet për përfshirje në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin rumun me 114 milionë euro, për sa u përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Ish-modelja, direkt pas martesës me miliarderin, vendosi të hiqte dorë nga karriera si modele, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, por vetëm për qejfin. Ata u celebruan gjatë një ceremonie luksoze private në SHBA, ku Angela u shfaq si nusja me fustan të zi.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Angela vendosi të tregojë së fundi sekretin e saj për një marrëdhënie të shëndetshme në çift me Dragos Savoulescu.

“Dashuri e vërtetë dhe shumë seks”, iu përgjigj Martini ndjekëses që e pyeti për çelësin e suksesit në këtë fushë. Për ceremoninë martesore, Angela nuk zgjodhi fustanin tradicional të bardhë, por një fustan të zi dhe pavarësisht faktit se martesa për të u bë shumë shpejt, duket se çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular