BallinaKryesorePD nis betejen për zgjedhjet në Gjykatë: Test për Kolegjin Zgjedhor, do...

PD nis betejen për zgjedhjet në Gjykatë: Test për Kolegjin Zgjedhor, do të jetë i paanshëm apo në shërbim të Ramës si me fletën e votimit

PD nis betejen per zgjedhjet ne Gjykate: Test per Kolegjin Zgjedhor, do te jete i paanshem apo ne sherbim te Rames si me fleten e votimit.

Prej tre javësh qytetarët shqiptarë kanë dëshmuar me zë e figurë nga salla e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve faktet e pakundërshtueshme të masakrës zgjedhore të 25 prillit:

❌ Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde të tmerrshme kriminale
❌ +10.003 leje legalizimi
❌ +13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore
❌ 63 milionë euro paga shtesë
❌ 2.5 milionë euro ndihma ekonomike
❌ 1.9 milionë euro “paga lufte”
❌ 125 milionë euro pagesa për tërmetin
❌ 500% më shumë tendera publikë se mesatarja e 5 viteve të fundit
❌ 83 mijë fletë votimi të pavlefshme
❌ 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote
❌ 910 mijë vjedhje të të dhënave personale

Për vërtetimin e secilit prej këtyre fakteve, Partia Demokratike vendosi në dispozicion të KAS mbi 600 faqe shpjegime dhe 450 prova shkresore, foto dhe video. Por, fatkeqësisht tre noterët e masakrës zgjedhore vendosën të sillen si shërbëtorë të Edi Ramës, në vend të zbatimit të ligjit. Ata mbyllën sytë para qindra fakteve e provave, dhe refuzuan paligjshmërisht 171 kërkesa për transparencë të plotë mbi masakrën elektorale të 25 prillit.

Megjithatë, pas dorëzimit të 5 padive të para, nga nesër vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor. Nesër i takon Kolegjit të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat tona dhe marrë çdo provë të kërkuar për të vërtetuar plotësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve.

Në çdo rast, ne i qëndrojmë besnik angazhimit tonë solemn para të gjithë shqiptarëve: beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë. Sepse kjo nuk është betejë as për anëtarët e KAS-it, as për gjyqtarët e Kolegjit, madje as për partitë politike, por për gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta të 25 prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular