BallinaAktualitetA ka materiale komprometuese për politikën dhe ambasadorët? Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Janë...

A ka materiale komprometuese për politikën dhe ambasadorët? Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Janë të bollshme, do ishte mirë që…

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pohoi mbrëmjen e sotme për emisionin e Çim Pekës se ka materiale komprometuese të bollshme.

“Do ishte mirë që për ato materiale të bollshme të ishte nisur një hetim ose të kishte një ekzekutim që në atë kohë por e rëndësishme është që materiale ka të bollshme.”, tha Llalla.

PJESË NGA INTERVISTA
A keni ndonjë peng si ish-kryeprokuror për ndonjë zyrtarë të lartë që duhet të ishte prapa hekurave?
Raste mund të ketë shumë, por ne nuk mundemi t’i referohemi vetëm prononcimeve të mediave ose ne Facebook vërtetë pritet arrestimi i tyre, por një institucion nuk vepron mbi bazën e kësaj forme.

Media për ministra konkret nuk kanë vetëm opinione por kanë fakte ulëritëse për korrupsionin e tyre, zoti Llalla nëse prokurori juaj do të kishte arrestuar disa ministra që për to u publikuan fakte tronditëse në vitet 2014-2015 dhe a jeni edhe ju shkaktar i kësaj reforme problematike me mos veprimin tuaj?

Në të gjitha rastet kur unë isha në krye të prokurorisë është vepruar në kohën e duhur për çdo material, denoncim dhe kallëzim kur krijohet bindja se kisha prova të duhura për të vepruar.

 

 

Llalla ekziston një perceptim që ju keni materiale komprometuese për politikanët tanë por edhe përfaqësuesit e huaj aktiv në vendin tonë, materiale që do të shkaktonin termet në politikën shqiptare, por ndoshta edhe në diplomacinë e huaja në Shqipëri. Si qëndron e vërteta dhe a keni realisht një koment për këto, nuk dua t’ju krahasoj me çantën e zezë të Spartak Brahos. Pra po flasim për momentin kur keni drejtuar prokurorinë në kohën kur korrupsioni ka arritur nivele të frikshme?
Nuk dua të bëj një krahasim me rastin e deputetëve ish-sigurimsa të Shtetit që mbanin çanta dhe kërcënonin zyrtarë të shtetin. Natyrisht që gjatë kohës që drejtoja organin e akuzës ashtu dhe më para ligji i jepte kompetenca me shumë kryeprokurorit se sa ka sot, me ligjin aktual. Pra duhet të funksiononte si institucion i centralizuar. Informacionet në atë kohë vinin nga drejtime dhe burime të ndryshme që kishin dhe detyrën të raportonin duke përfshirë veprat që nga siguria kombëtare që përfshin korrupsion, vrasje, trafikime etj. Po e nisim nga siguria kombëtare dhe kur vinin informacione të tilla kryeprokurori i Përgjithshëm është i detyruar të informoj dhe komunikoj me drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtuesit të policisë për të rakorduar punë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Dhe është normale që në zyrën e kryeprokurorit të mbledh shumë informacion që krahas formalisht ka edhe materialisht dhe sigurisht skaliten edhe në mendjen.

Pra i keni jo vetëm në mendje?
Ka materiale të bollshme. Do ishte mirë që për ato materiale të bollshme të ishte nisur një hetim ose të kishte një ekzekutim që në atë kohë por e rëndësishme është që materiale ka të bollshme.
Zoti Llalla unë të falënderoj për këtë interviste dhe uroj që të gjitha pretendimet tuaj të jenë korrekte sepse në finale e vërteta duhet të fitoj mbi gjithçka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular