BallinaKultureProfesoreshë Valbona Gashi Shala nderohet me titullin Ambasadore e Paqes në Kosovë

Profesoreshë Valbona Gashi Shala nderohet me titullin Ambasadore e Paqes në Kosovë

Veprimtarja e kulturës shqiptare prof. Valbona Gashi Shala nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes” nga organizata botërore Global Socio-Economic and Financial Evolution Network. Kronologji akademike : U diplomua në Degën e Artit Figurativ, Drejtimi i Pikturës në klasën e Prof .Esat Vallës, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në vitin 2004.
Në vitin 2007 mbron diplomën e studimeve pasuniversitare dhe merr titullin Magjistër e pikturës në Prishtinë. Ka hapur ekspozita personale dhe ishte pjesëmarrëse në mbi 50 ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë vendit, gjithashtu workshope të ndryshme si i qeramikës, kusakizome art-workshop, kumihimo workshop, koloni artistike etj. Është anëtare e Asociacionit të artistëve vizuel të Kosovës.
Nga viti 2004 është angazhuar në mësimdhënie duke filluar në Akademia Evolucion,Design Factory-KS duke ligjëruar lëndët e Ilustrimit dhe Vizatimit. Gjithashtu punon profesoreshë në Shkollën e Mesme Teknike’’28 Nëntori’’ ne drejtimin Grafikë dhe lëndët Vizatim dhe Pikturë.Ishte kryetrajnere e Artit për Kornizën Kurrikulare të Kosovës gjithashtu hartuese e Testit Kombëtar për Shkollat e Mesme Profesionale të Artit. Ka përfunduar trajnimin e Korniza e Kurrikulës së Kosovës-Koordinatore e Arteve dhe shume trajnime të tjera.
Ishte kuratore dhe kordinatore e ekspozitave të studentëve dhe nxënësve,në shumë aktivitete të ndryshme duke përfshi sfilata, ekspozita, murale, vitraje, dokumentar dhe klipe duke promovuar punën e nxënësve dhe studentëve. E angazhuar në aktivitete kurrikulare dhe jashtëkurrikulare gjithmonë duke vënë në qendër të vëmendjes punën e tyre. Punimet e Valbona Gashi-it: gjenden në koleksione private: Në Britani të Madhe, Francë, Austri, SH.B.A, Gjermani, Belgjike, Zvicer, Kroaci. 2020-Mësimdhënëse e dalluar -për kontributin e dhënë për ndihmesën e çmuar për mbarëvajtjen e procesit mësimor-edukativ në fushën e Artit, profilin e Grafikës në shkollë dhe në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve jashtë kurrikulare-SHMT ‘’28 Nëntori’’-Prishtinë.
Ambasadorja e paqes profesore Valbona Gashi Shala është shprehur mirënjohëse për vlerësimin dhe titullin me të cilin është shpërblyer për veprimtarin e saj kulturore dhe akademike në Republikën e Kosovës. Falënderime të veçanta dhe respekt për rekomandimin dhe mbështetjen e mikut të çështjes shqiptare, Tahir Shabani, ambasador dhe lider për paqen në botë dhe President i Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Miqësisë në Francë dhe Evropë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular