BallinaKronikeKrijesa e zbehtë me duar dhe këmbë të gjata tmerron shoferët/ U...

Krijesa e zbehtë me duar dhe këmbë të gjata tmerron shoferët/ U shfaqet në mes të natës rrugëve

Një video e filmuar në Indi ka tmerruar rrjetin. Silueta me pamje të çuditshme, me këmbë dhe krahë të gjatë shfaqet duke ecur përtej një ure dhe njerëzit janë të bindur se diçka rrëqethëse po ndodh. Në video duket se krijesa nuk i ngjan aspak një njeriu, por një alieni. Krijesa ka bust të dobët, lëkurë jashtëzakonisht të bardhë dhe krahë e këmbë të gjata. Me pak fjalë, është legjenda urbane e Slenderman e sjellë në jetë.

Çfarëdo që të ishte, krijesa u filmua në një urë të re mbi Digën Chadwa, në Indinë Lindore. Pamjet, të filmuara të Premten e kaluar tregojnë gjithashtu disa njerëz me motor që po lëvizin pas krijesës dhe e ndjekin të çuditur. Sigurisht, askush nuk e di se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Ishte një mashtrim? Ishte një alien? Apo ishte thjesht një person i dehur dhe i gjatë?

Ndoshta nuk do ta zbulojmë kurrë se çfarë ishte, dhe ndoshta nuk duam ta mësojmë. Sidoqoftë, ndoshta është vetëm një mashtrim, apo jo? Le të jemi të sinqertë me veten. Apo kjo është ajo që alienët duan që ne të mendojmë? Që kur pamjet u publikuan në Twitter, janë parë mijëra herë dhe disa spekulojnë se është fantazmë, të tjerët thonë se është shtrigë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular