BallinaKronike“Dhëndri erdhi me kamion të shtypte burrin”- Nëna e 33-vjeçares: Si e...

“Dhëndri erdhi me kamion të shtypte burrin”- Nëna e 33-vjeçares: Si e torturoi gocën në mal. Tri ditë para krimit…

spot_img
spot_img

Manushaqe Picari e shoqja e Mexhit Picarit, që vrau me 5 plumba ish-dhëndrin e tij mesditën e të premtes ka rrëfyer detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në familjen e saj.

Sipas saj, dhëndri, Kudret Saliaj ishte i dhunshëm dhe kishte xhelozi ndaj 33-vjeçares Dhurata Saliaj.

“As nuk e nxirrte asnjëherë dhëndri se ishte shumë i egër”, deklaroi ajo para mediave.

Teksa ka rrëfyer dhe si nisi gjithçka në 2 tetor të vitit 2020.

Po gjykata ka pasur vendim sa i përket kujdestarisë së fëmijëve?

Manushaqe Picari: Për Zotin gjykata ne bojshim por ai paguante lekë dhe neve nuk na jipte të drejtë që goca të takonte kalamajt, goca kaloi një depresion shumë të madh.

Gjithë si familje me kërcënim neve. Do ju vras e do ju bëj, jo vetëm një herë.
Si të bëj goca burg kur unë kam fotot e vrame? Tak rajoni numër katër nuk na morën ashtu, shkuam në Vore, te 6, atje thoshte e ka te 4.

Në 2 tetor burri im kishte ditëlindje edhe ftoi dhëndrin. i tha ‘o dhëndër kam ditëlindjen bëj 52 vjeç, kam dëshirë të vish me gjithë gocën e nipërat.

Ai tha nuk kam për ta sjellë kurrë tha. Po pse? Po vijë unë atje. As ti i tha s’ke për të ardhur kurrë tha dhëndri.

Filloi duke na shajt ne në telefon, pasi na shajti e solli gocën këtu në 2 tetor e solli kshu si tip masditje.

Pastaj i vjen mesazhi gocës i thotë që ti do paraqitesh në rajonin numër 4 për dhunë në familje

Goca 15 ditë ka nejt e mbulume, e ka rraf se punonte te stadiumi. Edhe goca shkretë ka thonë që nuk mund të shkoj në punë se i kanë thy brinjtë 10 veta tu e rraf gocën, që të hikte. Goca s’ka pranu as me tregu familjes, as babit të vet, vetëm se e solli ai këtu.

Pasi e solli ai goca na tha o babi ai më ka vrarë po unë s’ju kam treguar juve. Po mirë i thashë hajde shkojmë në Vorë të bëjmë denoncim. Ky bo denoncim përpara, që goca gjoja sikur ka rraf. Burri ishte dy metra, goca ishte në trupin tim.

Plus që ma futi në burg pa të drejtë. Goca s’ka pranuar dy rradhë tre, divorcin, po dje e ka kërcënuar dhëndri.

Më futi dhëndri në hasmëri.

Pyetën a ka pas konflikte. Thashë konfliktet kanë qenë nga xhelozia pse ka shkuar në spital goca. Duke i thonë burrit, o Kudret o vjehrrë unë nuk mund të shkoj në punë se jam sëmurë e vrame, ai i thoshte duhet të shkosh se sbën.

Kur shkon ky, e merr goca mua i thotë burrit të vet, unë jam te zemra, me ritme të shpejta. Ai kishte cuar gocën në mal, tu e torturu gocën. Më tha goca u frikësova mam se ishte një kasolle atje në mal e thashë se më vrau. Nuk na hapte telefoni goca ne se i mbante dhëndri.

Erdhi te lokali, do ju vras, erdhi me kamion tu na shtyp. Sa erdh me kamion, ishte tu na shtyp tha do ju vras. Do shypte burrin.

Tre ditë para krimit keni marrë kërcënime nga Kudreti?

Manushaqe Picari: Ka marrë goca e burri se unë kam qenë në lokal. Po dhëndri gjithmonë i dhunshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular