Aktori i njohur i humorit, Ledio Lako është shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private.
Ai është munduar ta mbajë larg medias, megjithatë gjatë një interviste së fundmi ka pranuar se është në një lidhje.
Ledio Lako u shpreh se gjithmonë “ka qenë i zënë, por jo me të njëjtin person”, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend të bëjë dasmë.
Mes batutash, aktori tha se “s’ka kohë për dasmë dhe se vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, do i japë shpirtin”.
“Ledio Lako gjithmonë ka qenë i zënë, por jo me të njëjtin person. Pse jo, por nuk bëj dasmë, do më shihni në maternitet duke e nxjerr tek dritarja, shihe sa shpejt ndodhi (qesh). Do shkojmë të bëjmë celebrimin, me dy dëshmitarë. S’kam kohë për dasmë. Nuk e kam qejf. Asaj do t`i jap shtëpinë, kështu shpirtin se u ngatërrova, jo shtëpinë,”– tha ai, i ftuar në Glamour Zone.
Ndërsa rrëfeu edhe kërkesën më të çmendur që i ka bërë një femër.
“Bëjmë seks i veshur si Kapo. U ktheva në anën tjetër të krevatit, fjeta gjumë. I bija të merrja grimiere me vete, të bëhesha si Kapo. Më tha nuk qenke Kapo por si Hekri,”- tregoi Ledio Lako. /Panoramaplus.al