BallinaKronikeI ati i ekzekutoi burrin në mes të Tiranës/ Arrestohet dhe Dhurata...

I ati i ekzekutoi burrin në mes të Tiranës/ Arrestohet dhe Dhurata Saliaj, ja për çfarë akuzohet

Dhurata Saliaj, bashkëshortja e Kudret Saliaj, i cili u vra mesditën e sotme nga Mexhit Picari, babai i saj, është vënë në pranga. Mësohet se Dhurata Saliaj, ka qenë e ulur në tavolinë bashkë me të atin, ngjitur me Kudret Saliajn, vetëm pak momente para se të ndodhte krimi i rëndë.

Dhurata Saliaj ka qenë arrestuar më herët për dhunë në familje. Sot kur ndodhi krimi, ajo duhet të ishte në shtëpinë e saj, pasi ishte nën masën ‘arrest shtëpie”, por e ka thyer këtë masë, për të ardhur në Gjykatë.

Përballja e saj me Kudret Saliajn, solli edhe krimin e rëndë. Pasi përcolli të bijën, Mexhat Picari u kthyer sërish në lokalin ku ishte dhëndri i tij dhe e qëlloi për vdekje me armë zjarri. Përpara grupit hetimor, Picari ka rrëfyer se Saliaj i kërcënonte vazhdimisht si familje.

Ai është shprehur se edhe sot, viktima i kishte ofenduar të bijën dhe se për këtë arsye e kishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme. Çifti Kudret dhe Dhurata Saliaj, mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular