BallinaKronikeFOTO/Krimi tronditës! Ky është 56-vjeçari që vrau gruan me sëpatë, u gjet...

FOTO/Krimi tronditës! Ky është 56-vjeçari që vrau gruan me sëpatë, u gjet nga fëmijët i varur në pemë

Zbulohen detaje të reja nga  ngjarja rëndë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku burri ka vrarë me sëpatë gruan dhe më pas ka varur veten.

Mësohet se gjatë krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm në banesë. Kur kanë ardhur e kanë gjetur nënën e vrarë në banesë dhe më pas babain e varur tek pema.

Viktima është Menturie Bici 53-vjeç, ndërsa autori i këtij krimi të rëndë mësohet të jetë Qemal Bici, rreth 56-vjeç.

FOTO/ Krimi tronditës! Ky është 56-vjeçari që vrau

Njoftimi i policisë: 

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular