BallinaKronikeKërcasin "grushtat" në Divjakë/ Policia dërgon në prokurori 3 persona, pasi goditën...

Kërcasin “grushtat” në Divjakë/ Policia dërgon në prokurori 3 persona, pasi goditën…

Policia e Divjakës ka njoftuar se ka dorëzuar në prokurorinë e Lushnjes, dosjet për 3 persona pasi kanë rrahur një person me grushta për motive të dobëta. Shtetasit P. K. dhe B. K., në Divjakë, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç. dhe më pas ky shtetas i ka kanosur me një armë gjahu që e kishte me leje nga organet kompetente

Njoftimi i policisë Divjakë:

Divjakë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit P. K., 34 vjeç dhe B. K., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, dhe për shtetasin A. Ç., 47 vjeç, për veprën penale “Kanosja”. Shtetasit P. K. dhe B. K., në Divjakë, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç. dhe më pas ky shtetas i ka kanosur me një armë gjahu që e kishte me leje nga organet kompetente, e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular