“Joe Biden dhe e majta radikale po shkatërrojnë vendin”. Këto janë fjalët e ish presidentit amerikan Donald Trump gjatë mbylljes së konvetës së Partisë Republikane në Karolinën e Veriut.
“Po heqin fondet e policisë. Emigracioni ilegal po shpërthen sërish dhe papunësia është jashtë kontrollit”, vijoi më tej Trump.
“Duhet ti mundim në zgjedhjet e mes-mandatit. Nuk kanë zgjidhje tjetër”, shtoi Trump para 1200 qytetarëve në Greenville.
Ndërkohë nuk kanë munguar as akuzat ndaj Anthony Fauci: “Ka gabuar mbi gjithçka por është gjithmonë në tv, më shumë se çdo politikan tjetër”.