BallinaKryesoreVoltana Ademi letër ambasadorëve: Anëtarët e PS tentativë për të kapur Shoqatën...

Voltana Ademi letër ambasadorëve: Anëtarët e PS tentativë për të kapur Shoqatën e Bashkive

Sot në orën 12.00 do të mblidhet Asambleja e Shoqatës së Bashkive të vendit. Mbledhja do të zhvillohet për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese. Aktualisht Voltana Ademi është kryetare e shoqatës së bashkive.

Ademi iu ka dërguar një letër ambasadorë-ve, në emër të Shoqatës së Bashkive, ku shprehet se anëtarët e PS kanë bërë tentativë për të kapur shoqatën.

Më tej, Ademi thekson se dyshimet janë vërtetuar nga një mail.

 

 

Ademi2

Letra e Voltana Ademit dërguar ambasadorëve:

Për: Ambasadorët në Republikën e Shqipërisë

Drejtuesit e Misioneve të Huaja në Shqipëri

Partnerët e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë

Të nderuar Shkëlqesi,

Më datën 24 maj 2021 përmes letrës dërguar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), ndamë me ju shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit për të kapur ilegalisht Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), veprime te ndërmarra nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë SHBSH.

Dyshimet tona tashmë u vërtetuan nga një email i komunikuar, tekstin e të cilit po e dërgojmë të plotë bashkangjitur.

Në emailin e shpërndarë thuhet se: ”….. me porosi të z. Pjerin Ndreu po ju dërgojmë këtë email në lidhje me mbledhjen e Komitetit Drejtues për të organizuar Asamblenë e

jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive. Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së

Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në

Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019…..”

Qartësisht shprehet qëllimi për të zgjedhur të ashtuquajtura “organe te reja drejtuese të shoqatës” para zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, e cila zhvillohet më datë 23 qershor 2021.

Shqyrtimi dhe Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 është një ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në

BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën. Ritheksojmë se Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

SHBSH konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë një rëndësi të madhe. SHBSH shpreh vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Duke njohur rolin tuaj të rëndësishëm, kërkojmë vëmendjen tuaj në monitorimin e këtyre zhvillimeve të fundit. Çdo veprim me prapavijë politike dhe arbitrare cënon hapur parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë vendore. Me respekt,

Voltana Ademi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular