BallinaKronike'Më tradhton me mësuesin e fshatit'/ Xhelozia solli masakrën me sëpatë

‘Më tradhton me mësuesin e fshatit’/ Xhelozia solli masakrën me sëpatë

Qemal Bici, 56-vjeç, masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij, Menturie Bici, 53 vjeç. Vrasja makabre e gruas u regjistrua pasditen e së hënës dhe erdhi pas rreth 30 vitesh martesë të çiftit. Krimi i rëndë ndodhi në një fshat të Librazhdit.

Pas krimit, 56-vjeçari i dha fund jetës duke u vetëvarur në pemë pranë banesës. Sipas burimeve, autori i krimit dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me një mësues, i cili dikur kishte punuar si drejtor shkolle në fshatin Dragostunjë.

Më pas, arsimtari u transferua në një shkollë tjetër të Librazhdit, si mësues i thjeshtë. Pavarësisht transferimit, konfliktet midis çiftit kishin vazhduar, pasi burri dyshonte se bashkëshortja e vazhdonte lidhjen me arsimtarin, konflikt i cili kulmoi  pasditen e së hënës që përfundoi me vdekjen e të dyve. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në banesën e çiftit para aktit tragjik të vrasjes, pasi ata kanë qenë të vetëm në shtëpi dhe me ardhjen e djalit të tyre 20-vjeçar në banesë, gjithçka kishte përfunduar. I riu i ka gjetur nënën të masakruar në shtëpi dhe më pas babanë të  varur në pemë, të dy pa shenja jete.

Ngjarja e rëndë

Krimi brenda familjes u regjistrua pasditen e së hënës në fshatin e thellë  malor të Librazhdit, ku Qemal Bici qëlloi disa herë me sëpatë gruan me të cilën kishte katër fëmijë. Pas  masakrimit të bashkëshortes me sëpatë, duke e qëlluar në disa pjesë të trupit dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, 56-vjeçari ka varur veten në një pemë jo shumë larg banesës, duke ndërruar jetë.

Çifti kishin katër fëmijë, tre prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, ndërsa këtu ndodhej vetëm djali i tyre 20-vjeçar. As ky i fundit nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja, por kur është kthyer ka parë gjëmën e ndodhur në familje, duke gjetur nënën të vrarë dhe babanë të varur në pemë. Djali i çiftit ka qenë personi që ka lajmëruar në sallën operative duke denoncuar ngjarjen e rendë. Pas kësaj, në banesën e familjes Bici kanë shkuar forcat e rendit.

Policia njoftoi zyrtarisht se në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, kishte ndodhur një krim i rëndë  në familje. Sipas Policisë, brenda në banesën e tyre, burri 56-vjeç kishte goditur me  mjet të mprehtë bashkëshorten e tij 53 vjeçe e më pas kishte varur veten.

Vrasja e Menturie Bicit e çon në 12 numrin e viktimave nga krime të tilla brenda familjes sivjet dhe ndodh brenda harkut të më pak 24 orëve pas zbulimit të një tjetër vrasjeje në Shkodër, ku një 55-vjeçar vrau me disa plumba motrën e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular