BallinaKryesoreRama bëri votat për shkarkim, ç’ndodh tani me Ilir Metën?

Rama bëri votat për shkarkim, ç’ndodh tani me Ilir Metën?

Shakarkimi me 104 vota pro qeveritare nga kuvendi nuk përbën automatikisht fundin e mandatit të Metës në presidencë. Brenda pesë ditësh parlamenti duhet ti’a dërgojnë të zbardhur vendimin e vet Gjykatës Kushtetuese e cila është instanca e fundit që vendos për fatin e kreut të shtetit.

Por, loja me afate duket se ka një ngërç. Sapo doli nga salla e parlamentit, Taulant Balla theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë në shqyrtim këtë çështje brenda tre muajsh ose edhe pak kohë më shumë pasi gushti është pushim.  “Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i vlefshëm kur 5 prej tyre janë shprehur pro vendimit, pra vendimi i shkarkimit kërkon 5 vota në Gjykatë Kushtetuese” theksoi ai.

Pak a shumë të njëjtën gjë përsëritën ndoshta nga padija apo ndoshta me porosi edhe mediat pro qeveritare.

Por në fakt e vërteta nuk është kjo. Ndonëse çështja është prioritare dhe duhet shqyrtuar me shpejtësi, ligji nuk vendos afat për kohën e futjes në klaendar. Vetëm pasi gjykatësit kushtetues vendosin ta bëjnë atë pjesë të kalendarit hyn në fuqi periudha 3 mujore.

Por këtu ka dy probleme.

Gushti, që e pranoi edhe shefi i deputetëve të PS, Balla, zakonisht është muaj pushimi për gjykatat dhe kjo mund të bëjë që periudha e shqyrtimit të zgjatet. Një zgjatje tjetër mund të vijë edhe nga fakti se me siguri Meta do e çojë sërisht këtë kazus në Komisionin e Venecias. (Ai kështu veproi edhe herën e parë kur Venecia mbërriti në përfundimin se presidenti nuk kishte bërë shkelje të rënda të kushtetutës). Pritja e një rekomandimi nga komisioni mund të kërkohet edhe nga anëtarë të gjykatës për të krijuar një mburojë politike dhe për të shtyrë në kohë vendimin që duhet të marrin.

Prandaj, ndonëse parlamenti e shkarkoi me 104 vota, Ilir Meta sipas të gjitha gjasave do të jetë ende në detyrë së paku deri përtej shtatorit, për të mbledhur kuvendin e ri dhe për ti dhënë Edi Ramës mandatin për krijimin e një tjetër qeverie socialiste. Prandaj është ende shpejt për të thënë se përplasja presidencë, qeveri, kuvend është drejt fundit. Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular