BallinaKryesoreNis Euro 2020/Ndeshjet, kush luan dhe kur (stadiumet, oraret dhe grupet)

Nis Euro 2020/Ndeshjet, kush luan dhe kur (stadiumet, oraret dhe grupet)

Nis sot ne mbremje (ora 21) Euro 2020, që eshtë Europiani i parë në histori i cili zhvillohet në 11 vende të ndryshme dhe jo në një vend të vetëm organizator.  Në disa prej tyre do të zhvillohet për herë të parë një ndeshje e kësaj rëndësie: Azerbajxhan, Danimarkë, Irlandë, Hungari, Rumani dhe Skoci.

Në Europianin 2020 do të marrin pjesë 24 skuadra dhe dy prej tyre janë debutuese në këtë kompeticion. Bëhet fjalë për Finlandën dhe Maqedoninë e veriut.

Po ashtu ky eshte i dyti kompeticion në histori me formulën e 24 skuadrave të ndara në 6 grupe me nga 4. Kalojnë më tej dy të parat e çdo grupi, por edhe 4 të tretat më të mira. Pastaj 1/8-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja në “Wembley”.
Specialistët kanë kuotuar Francën kampione bote si kandidate kryesore për fitimin e trofeut sidomos pas rikthimit ne skuader te Benzema duke krijuar sulmin e frikshem me Grizman dhe Mbape. Skuadra e Deshamp, ka shanset më të mëdha për t’i shkruar deri në fund garës, por nuk mund të nënvlerësohen asnjëherë Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia. Grupi F, ku bën pjesë Franca, është edhe më i forti, pasi në të bëjnë pjesë edhe Gjermania, Portugalia dhe Hungaria.

Finlanda, Hungaria, Skocia, Uellsi dhe Maqedonia e Veriut janë skuadrat që kanë surprizuar me kualifikimin e tyre për në fazën finale të këtij Europiani, ku për arsye të ndryshme do të mungojnë yje si Serxhio Ramos, Van Dijk, Haland e të tjerë.

Ndonese as Kosova dhe as Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në “Euro 2020”, 9 futbollistt shqiptarë nuk do të mungojnë.

Te Zvicra si zakonisht janë ftuar: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Për herë të parë Maqedonia e Veriut është kualifikuar në Kampionatin Europian. Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar: Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds United), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani).

Turneu hapet me Turqi-Itali që do të zhvillohet në “Olimpico” të Romës.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë me shumë presion sepse do të jetë ndeshja hapëse e turneut – tha trajneri italian Roberto Mancini -. Unë kam besim. Ne duhet të përpiqemi të argëtojme dhe të argëtohemi, por duhet te kemi me shumë respekt për Turqinë.” “Le të shkojmë në finalen e Wembley dhe pastaj do të shohim. Pas gjithë asaj që kaluam, është koha të kthehemi për t’u dhënë kënaqësi njerëzve. Për t’i argëtuar ata për nëntëdhjetë minuta. Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira, por ne duhet të jemi të lirë mendërisht pa menduar për gjëra të tjera”

Por per ish trajnerin e Shqipwrisw Gianni De Biasi Italia nuk do ta kete te lehte.

Duke folur për “Tuttosport”, De Biasi ka zbuluar dobësitë dhe pikat e forta te Kombëtares turke me të cilën u përball më 27 maj.

“Turqit kanë në formacion lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare. Yilmaz, Çelik, Yazici kanë fituar Ligue 1 me Lille, ndërsa Calhanoglun e njohim të gjithë”, shtoi ai.

“Më kanë bërë shumë përshtypje, sigurisht që Yilmaz është lideri i skuadrës. Mesfushorët Tufan dhe Yokulsu janë shpirti i skuadrës”, tha De Biasi.

“Mendoj që nuk janë të fortë në mbrojtje, duket e çuditshme, por kështu ma kanë dhënë përshtypjen. Demiral nuk është në momentin e tij, ndërsa Soyuncu po vuan nga nga sezoni me Leicesterin”, përfundoi Gianni De Biasi.

Grupet
Grupi A (Romë/Baku): Turqi, Itali, Uells, Zvicër
Grupi B (Kopenhagen/Shën Pietërburg): Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Rusi
Grupi C (Amsterdam/Bukuresht): Holandë, Ukrainë, Austri, Maqedoni e Veriut
Grupi D (Londër/Gllasgou): Angli, Kroaci, Skoci, Çeki
Grupi E (Sevelje/Shën Pietërburg): Spanjë, Suedi, Poloni, Sllovaki
Grupi F (Mynih/Budapest): Hungari, Portugali, Francë, Gjermani

Kalendari i fazës në grupe
11 qershor
Grupi A: Turqi-Itali (21:00, Romë)
12 qershor
Grupi A: Uells-Zvicër (15:00, Baku)
Grupi B: Danimarkë-Finlandë (18:00, Kopenhagen)
Belgjikë-Rusi (21:00, Shën Pietërburg)
13 qershor
Grupi D: Angli-Kroaci (15:00, Londër)
Grupi C: Austri-Maqedoni e Veriut (18:00, Bukuresht)
Holandë-Ukrainë (21:00, Amsterdam)
14 qershor
Grupi D: Skoci-Çeki (15:00, Gllasgou)
Grupi E: Poloni-Sllovaki (18:00, Shën Pietërburg)
Spanjë-Suedi (21:00, Sevilje)
15 qershor
Grupi F: Hungari-Portugali (18:00, Budapest)
Francë-Gjermani (21:00, Mynih)
16 qershor
Grupi B: Finlandë-Rusi (15:00, Shën Pietërburg)
Grupi A: Turqi-Uells (18:00, Baku)
Itali-Zvicër (21:00, Romë)
17 qershor
Grupi C: Ukrainë-Maqedoni e Veriut (15:00, Bukuresht)
Grupi B: Danimarkë-Belgjikë (18:00, Kopenhagen)
Grupi C: Holandë-Austri (21:00, Amsterdam)
18 qershor
Grupi E: Suedi-Sllovaki (15:00, Shën Pietërburg)
Grupi D: Kroaci-Çeki (18:00, Gllasgou)
Angli-Skoci (21:00, Londër)
19 qershor
Grupi F: Hungari-Francë (15:00, Budapest)
Portugali-Gjermani (18:00, Mynih)
Grupi E: Spanjë-Poloni (21:00, Sevilje)
20 qershor
Grupi A: Itali-Uells (18:00, Romë)
Zvicër-Turqi (18:00, Baku)
21 qershor
Grupi C: Maqedoni e Veriut-Holandë (18:00, Amsterdam)
Grupi C: Ukrainë-Austri (18:00, Bukuresht)
Grupi B: Rusi-Danimarkë (21:00, Kopenhagen)
Finlandë-Belgjikë (21:00, Shën Pietërburg)
22 qershor
Grupi D: Çeki-Angli (21:00, Londër)
Grupi D: Kroaci-Skoci (21:00, Gllasgou)
23 qershor
Grupi E: Sllovaki-Spanjë (18:00, Sevilje)
Suedi-Poloni (18:00, Shën Pietërburg)
Grupi F: Gjermani-Hungari (21:00, Mynih)
Portugali-Francë (21:00, Budapest)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular