BallinaKryesore“Përqafimi i Ramës për Kurtin nuk ishte vëllazëror”- Drejtuesi i VV në...

“Përqafimi i Ramës për Kurtin nuk ishte vëllazëror”- Drejtuesi i VV në Shqipëri: Shplodhje që bën boksieri para grushtit të radhës

Drejtuesi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka komentuar foton e shkrepur gjatë takimit të samitit të djeshëm mes kryeministrave Edi Rama e Albin Kurti.

Abazi shprehet se përqafimi i Ramës për Kurtin nuk ishte vëllazëror, por përqafim prej boksieri, nga ato që bëhen për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, shkruan Abazi në rrjetet sociale.

Sjellim në vëmendje që Boiken Abazi kandidoi si kandidat i pavarur në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, ku nuk ia doli të marrë mandatin dhe pati kontestime mbi procesin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular