BallinaKryesoreZgjedhjet në PD/Jemin Gjana: Ja pjesëmarrja dy orë para mbylljes se votimit,...

Zgjedhjet në PD/Jemin Gjana: Ja pjesëmarrja dy orë para mbylljes se votimit, fituesi do shpallet…

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00, për të vijuar me numërimin e votave më 19:30, ku brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet edhe rezultati.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se dy orë nga përfundimi i votimit kanë votuar 33 mijë e 47 anëtarë ose 44% e numrit total.

Ai thekson se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit duke garantuarse në orët e fundit s’ka pasur as lëvizje të përfaqësuesve të kandidatëve.

‘’Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%

Nuk kemi problem të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë. Në Kombinat u paraqit, një me FB na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar. Shpresoj mos shkojë në vend tjetër.

Një nga përfaqësuesit e kandidatëve, u informuam se 3 votues në Sarandë kanë votuar dhe në Vlorë e Gjirokastrë, nuk rezulton, votuan vetëm në Sarandë. Tani po i përgjigjem përfaqësuesit.”- tha Gjana

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe tre demokratë të tjerë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Anëtarësia e PD në të gjithë vendin po voton mes katër kandidatëve për të zgjedhur kreun e ri të partisë, që do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

Janë në total 75 mijë anëtarët e PD, që pritet t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave ata do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë nul nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular