BallinaKronikeEMRAT/Sherri në lokal, kush janë dy vëllezërit që plagosën me armë 34-vjeçarin....

EMRAT/Sherri në lokal, kush janë dy vëllezërit që plagosën me armë 34-vjeçarin. Dyshimet për ngjarjen

 Një 34-vjeçar mbeti i plagosur pak para mesnate, në orët e vona të së shtunës, në një lokal pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë. Policia tha se autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë dy vëllezër, njëri prej të cilëve është arrestuar.

Ndërsa kanë shpallur në kërkim edhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili dyshuar se nuk ka kallëzuar krimin. Burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit të lindur në debat e sipër në ambientet e lokalit.

I plagosuri, 34- vjeçari Ergin Gjoni, është qëlluar nga një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Ndërsa në pranga është vënë Klajdi Shanaj, 33 vjeç dhe vëllai i tij, Ramandi Shanaj është shpallur në kërkim. Burimet thanë se u shpall në kërkim edhe shtetasi Valter P. për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”, i cili ishte palë me personin e plagosur, Ergin Gjoni.

“Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 34- vjeçari. Shpallet në kërkim vëllai i tij i dyshuar si bashkautor i ngjarjes. Gjithashtu shpallet në kërkim dhe një shtetas tjetër për veprën penale ‘Moskallëzim Krimi’”, tha zyrtarisht Policia.

Ndërsa më tej sqaroi se, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin Klajdi Shanaj, 33 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin Ramandi Shanaj, 25 vjeç. “Gjithashtu, u shpall në kërkim për veprat penale ‘Moskallzim krimi’ dhe ‘Plagosje e lehtë me dashje’ dhe shtetasi V.P. Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën ‘Karaman Ylli’, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular