BallinaKronikeRrihte me grushta babain e tij/Arrestohet 35-vjeçari, policia habitet nga ajo që...

Rrihte me grushta babain e tij/Arrestohet 35-vjeçari, policia habitet nga ajo që gjeti në…

Policia e Beratit ka vendosur në pranga një 35-vjeçari, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Policia bën me dije, se gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçariit E. M., janë gjetur, një armë gjahu pa leje, një shpatë dhe një sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë Berat:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga shërbimet e Policisë, shtetasit E. M. iu gjet një armë gjahu pa leje, një mjet prerës (shpatë) dhe një mjet prerës sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular