BallinaKryesorePas rikonfirmimit, Basha me ekip të ri në PD: Ndryshimet që do...

Pas rikonfirmimit, Basha me ekip të ri në PD: Ndryshimet që do të bëjë kryedemokrati

Lulzim Basha e konsideron masakër elektorale atë që ndodhi në 25 prill, por rezultati i zgjedhjeve nuk do të kalojë pa një analizë të brendshme në Partinë Demokratike.

Pasi fitoi betejën e brendshme për kreun e PD, Lulzim Basha është gati të rifreskojë ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike. Të premten në orën 11:00, kreu i PD ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të miratuar metodologjinë sipas së cilës do të realizohet analiza për rezultatin e 25 prillit.

Çdo funksionar i Partisë Demokratike nga drejtuesit politik dhe deri në nivelin e seksioneve, kanë pasur përpara zgjedhjeve objektiva për të përmbushur dhe përgjatë gjithë muajit korrik do të vlerësohet çdo rezultat i marrë. Në mbledhjen e kryesisë, anëtarëve i është kërkuar edhe të miratojnë kërkesën për thirrjen e Kuvendit të Partisë Demokratike pas një muaji në 17 korrik.

Burime nga selia blu, bëjnë me dije se Lulzim Basha është duke punuar për të rifreskuar ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. PD aktualisht ka vakante 4 pozicione, të rëndësishme për shkak të largimeve apo mandateve të përfunduara.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi dha dorëheqjen nga posti i tij duke krijuar vakancë në një nga sekretariatet më të rëndësishme në PD.

Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi gjithashtu qëndron në krye të Lidhjes së Gruas Demokrate në përfundim të mandatit të saj. Pritet që edhe për këtë pozicion të zhvillohen zgjedhje për të rifreskuar mandatin e gruas ka përgjegjësinë të afrojë pranë Partisë Demokratike personalitete dhe gra në të gjitha nivelet e funksionimit të Partisë.

Belind Këlliçi pasi mori mandat deputeti është gati të hedh një tjetër hap në karrierën e tij dhe t’i hap mundësinë të rinjve për të garuar për drejtimin e Forumit Rinor të PD, organizatë që e drejton prej 5 vitesh.

Lulzim Basha do të duhet të vendosë edhe për zëdhënësin e Partisë Demokratike, post që e mban Ina Zhupa, e cila mori mandatin e deputetes në qarkun e Vlorës. Burime të sigurta në selinë blu konfirmojnë edhe për ndryshime të tjera që Lulzim Basha pritet të propozojnë në sekretariatet e dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike. ABC News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular