BallinaAktualitetAmbasadorja Yuri Kim mesazh për gazetarët: Kërkoni të vërtetën, tregojeni në mënyrë…

Ambasadorja Yuri Kim mesazh për gazetarët: Kërkoni të vërtetën, tregojeni në mënyrë…

Ambasadorja Yuri Kim u takua këtë të premte me studentë të vitit të 5-të në Laboratorin e Gazetarisë investigative projekt i mbështetur nga selia diplomatike amerikane.

Përmes një mesazhi, ajo inkurajon gazetarët që ta realizojnë misionin e tyre duke u përpjekur të gjejë të vërtetën dhe për ta treguar në mënyrë sa më transparente.

“Sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Brian Beckmann, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, i cili menaxhohet nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore. Ambasadorja Kim u tha studentëve, “unë shpresoj që ju do të përpiqeni për të zbuluar të vërtetat të cilat ju e dini se ekzistojnë por ende nuk kanë dalë në dritë. Kërkoni të vërtetën. Tregojeni atë në mënyrë të qartë, në mënyrë transparente, dhe përçojani popullit shqiptar. Ndihmoni të mbani qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme. Sepse, përmes këtyre veprimeve, ju do të punoni për t’a bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Po, ju, përmes punës suaj, mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, për të punuar dhe për të mësuar”. Laboratori 9-mujor u ofron studentëve mundësinë për të punuar me gazetarë shqiptarë dhe amerikanë me përvojë mbi hetime konkrete, të cilat botohen në faqen e internetit të Qendrës” – shkruan ambasada.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular