BallinaKryesoreBeteja britanike mbyllet pa “viktima”, Anglia bën “paqe” me Skocinë

Beteja britanike mbyllet pa “viktima”, Anglia bën “paqe” me Skocinë

Derbi i Britanisë së Madhe, mes Anglisë dhe Skocisë nuk prodhon fitues dhe as gola. Edhe pse favoritë absolutë në letër, “Tre Luanët” e trajnerit Southgejt, nuk arritën të siguronin më shumë se 1 pikë në përballjen e zhvilluar në “Uembli”, të vlefshme për Grupin D.

Edhe pse shumë larg shkëlqimit të pretenduar, me pikën e marrë ndaj Skocisë, Anglia përsëri ndodhet në pozita komode, teksa ka arritur të grumbullojë 4 pikë në 2 ndeshje dhe momentalisht renditet në vendin e dytë.

Për sa i përket ndeshjes, vlen të theksohet forma e dobët e Herri Kejn, si dhe shtylla e goditur nga Ston në pjesën e parë. Takimi ishte tepër i luftuar dhe me duele të shumta, kryesisht në mesfushë.

Kjo ishte hera e parë në historinë e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve në Uembli që derbi mes Anglisë dhe Skocisë mbyllet në barazim pa gola.

FT: ANGLI-SKOCI 0-0

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular