BallinaKronikeEMRI/Pësoi atak kardiak në tragetin Ankona-Durrës, humb jetën 44 vjeçari

EMRI/Pësoi atak kardiak në tragetin Ankona-Durrës, humb jetën 44 vjeçari

Trageti i linjës Ankona-Durrës ka mbërritur 3 orë e gjysmë me vonesë në portin detar të Durrësit. Shkak i kësaj vonese ka qenë një pasagjer shqiptar i tragetit,i cili nuk është ndjerë mirë gjatë lundrimit ku pësoi atak kardiak.

Menjëherë është bërë i mundur transportimi i tij me helikopter drejtë Italisë por sipas burimeve bëhet e dituar se pasagjeri i identifikuar si Nik Zogaj nuk ka mundur të shpëtoj dot.

Bëhet me dije që menjëherë pasi është mësuar se një pasagjer nuk ndihej mirë kapiteni i saj e ka ndaluar atë për të mundësuar ndërhyrjen e shpejtë.

Por për fatin e keq edhe pse pas ndërhyrjes së shpejtë nga pala italiane dhe transportimi me  helikopter 44 vjeçari nuk ka arritur të mbijetoi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular