BallinaKryesoreItalisë i duhet një barazim, ja me cilën skuadër përballet në fazën...

Italisë i duhet një barazim, ja me cilën skuadër përballet në fazën tjetër të Evropianit

Italia, që me shumë gjasa do të jetë kokë e grupit A (mjafton të mos humbasë ndaj Uellsit në shtëpi), do të përballet me Ukrainën ose Austrinë, pasi Maqedonia e Veriut tashmë është e eliminuar.

Italia ndodhet në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Uellsi katër, pra azzurrëve u mjafton 1 pikë, për t’u ndeshur me të dytën e grupit C, që do të ishte Ukraina ose Austria, skuadra që të dyja i mposhti Holanda, që edhe sikur të humbte ndaj Maqedonisë, mbetet në krye, tesa Ukraina e Austria përballen mes tyre.

Belgjika, që gjithashtu thuajse ka siguruar kreun e grupit (mjafton mos humbasë me Finlandën), do të përballet me vendin e tretë të grupit A, D, E ose F, që për momentin është e vështirë ta përcaktosh, pasi ka shumë skuadra në lojë për këtë pozicion në katër grupe.

E njëjta gjë edhe për Holandën, e cila është konfirmuar e para e Grupit C. Sipas shortit, Tulipanët u duhet të përballen me vendin e tretë të grupit D, E, ose F, që nuk është cudi që të jetë ndonjë edhe mes Kroacisë, Suedisë, Portugalisë, Gjermanisë ose ndonjë skuadre me të lehtë si Cekia, Sllovaki ose Polonia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular