BallinaUncategorizedFOTO/Aksident në Tiranë, makina merr para dy këmbësoret në bulevard

FOTO/Aksident në Tiranë, makina merr para dy këmbësoret në bulevard

Mbrëmjen e sotme, një makinë ka përplasur dy këmbësore në bulevardin ‘’Migjeni’’ të  Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi Z.T, ka marrë përpara dy kalimtaret R.N, dhe F.J. Ato janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin  Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular