BallinaKronikeFOTO/ Makina i ngeci në baltë, dy turistë kanadezë bllokohen për disa...

FOTO/ Makina i ngeci në baltë, dy turistë kanadezë bllokohen për disa orë në një përrua në…

Dy turistë kanadezë kanë mbetur të bllokuar me makinë për disa orë në një përrua në zonën e Skraparit.

Policia thotë se ata kanë kërkuar ndihmë pasi makina e tyre kishte ngelur në baltë dhe nuk e dinin vendin ku ishin bllokuar.

Pas marrjes së informacionit, policia është nisur në kërkim të turistëve dhe  pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.

Njoftimi i policise

Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.

Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular