BallinaUncategorizedIshte simboli luftës anti Covid/Kryeinfermierja e QSUT ikën në Gjermani: Zoti i...

Ishte simboli luftës anti Covid/Kryeinfermierja e QSUT ikën në Gjermani: Zoti i bëftë derman…

Nuk ishin të paktë mjekët që u dalluan në luftën e gjatë ndaj Covid në vendin tonë për kontributin e tyre të palodhur për të ndihmuar njerëzit.

Një prej tyre, ishte edhe Ana Luca, e cila u bë e njohur nga një video e bërë virale teksa derdhte çizmet e mbushura me djersë pas orësh të stërgjatura pune. Me sa duket ajo është larguar drejt Gjermanisë, dhe gazetari Edmond Harizaj e quan një humbje për vendin tonë ikjen e saj.

Statusi i tij

Ikja e Anës, humbja jonë

Ana Luca, një mikja ime infermiere, kryeinfermiere (ish) në QSUT, është larguar për në Gjermani. Është personi që u vetëofrua të punonte tek Infektivi, kur Kovidi nisi “shëtitjen” në vend dhe të linte ditë e javë të tëra pa përqafuar djalin e saj. Personi i reklamuar për përkushtimin spartan edhe nga vetë kryeministri.

Personi që nuk priste të ktheje krahët për të thënë të vërtetën e saj. Nuk e di çfarë e ka shtyrë Anën të ndahet nga vendi, puna dhe njerëzit. Por di që të humbur janë shumë, madje edhe ata që nxjerrin vetëm vrer për bluzat e bardha kanë humbje. Nuk ka të pazëvendësueshëm. Por sa kohë duhet të krijohet një profesionist? Ndoshta 20-30 vjet. Por a e dini se sa kohë duhet për një njeri të mirë? Gjithë jeta. Ana, suksese kudo që të jesh. Për ty dhe djalin tënd. Humbja është e jona.

Megjithatë nuk ka munguar as përgjigjia nga vetë mjekja Ana. Ajo shprehet se në një intervistë do të zbulojë të gjitha dritë-hijet që kanë ndodhur. Ana shkruan se ikja e saj i ka rrënjët e thella e shpreson që ky eksod të zgjidhet.

“Nuk fitojmë ne që punojmë drejt miku im,” shkruan më tej ajo, duke lënë dyshime mbi largimin e saj.

Statusi i plotë i Anës

I dashur Edmond Arizaj Nuk di si ta filloj komentin, si ta shpjegoj e si ta mbyll….nuk gjej dot fjale per momentin pasi duhet ose nje nate e gjate dimri ose thjesht nje fjali per ta shpjeguar…ndoshta ngaqe kam akoma dhimbje dhe jam e prekur…. Do te te jap intervisten e pare dhe te fundit me te gjitha drite hijet qe kane ndodhur! Pervec se infermiere ne profesion dhe Kryeinfermiere e 3 Njesive te Strukturave Covid kam qene dhe Administratore Spitalore e kam drejtuar spitalin me te madh te QSUT.

Ikja dhe largimi im i ka rrenjet e thella dhe lutni Zotin qe ky eksod te kete zgjidhje! Nuk fitojme ne qe punojme drejt miku im! Nuk kane nevoje per heronj por kane nevoje per lepirsa…. nuk kane nevoje per heronj miku im kane nevoje per ushtare qe tu pastrojne kepucet… Di te te them vetem dicka: Zoti befte derman vendit tim te shtrenjte! Xherdanit te qafes se Shqiperise do ti bien guret pak nga pak…. Jo pa qellim ne strukturat boterore quhen BURIME NJEREZORE…..do vije nje dite ky burim do shteret! Perqafoj nga larg dhe faleminderit me mirenjohje perulese cdo bekimi, falenderimi dhe mirenjohje te marre nga njerezit! Perulesisht faleminderit Bekime, Force dhe Kurajo per te gjithe koleget e mi!

Lamtumire Shqiperi e shtrenjte!

 

Mbaji me te mira guret e xherdanit tend se ta zbukurojne qafen!
Nese do humbasesh te cmuarit e tu edhe shkelqimi do te te ike e shtrenjta ime!
Goodbye dear Albania!
Keep the stones of your necklace better than to decorate your neck!
If you lose your treasure, even the splendor will be lost, my dear!
Addio cara Albania!
Conserva meglio le pietre della tua collana che per decorare il tuo collo!
Se perdi il tuo tesoro, anche lo splendore andrà perduto, mia cara!
Hejdå kära Albanien!
Håll stenarna i ditt halsband bättre än att dekorera din hals!
Om du tappar din skatt kommer även glansen att gå vilse, min kära!
Auf Wiedersehen liebes Albanien!
Bewahren Sie die Steine ​​Ihrer Halskette besser auf, als Ihren Hals zu schmücken!
Wenn du deinen Schatz verlierst, geht sogar die Pracht verloren, mein Lieber!
P.s.
Save and preserve your Wings my lovely Albania!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular