BallinaAktualitet"Shkarkimi" i Voltana Ademit, Gjykata e Tiranës refuzon të njohë mbledhjen, 4...

“Shkarkimi” i Voltana Ademit, Gjykata e Tiranës refuzon të njohë mbledhjen, 4 pyetje Pjerin Ndreut

Gjykata e Tiranës ka refuzuar të njohë mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të bashkive e cila zgjodhi organet e reja të kësaj shoqate duke anashkaluar kryetaren e deritanishme Voltana Ademi e duke emëruar në vend të saj Pjerin Ndreun.

Pasi kanë shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga kryebashkiaku i Lezhës, togat e zeza kanë vendosur mospranimin e saj deri në marrjen e disa pergjigjeve nga Pjerin Ndreu.

Ky i fundit në datën 14 qershor ka dorëzuar në gjykatë regjistrimin e vendimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të Asamblesë së Shoqatës së Bashkive.

Gjykata vlerëson se kërkesa e paraqitur ka disa të meta të cilat duhet të sqarohen. Cilët kanë qenë anëtarët që kanë kërkuar mbledhjen dhe në çfarë forme e kanë paraqitur kërkesën, është pyetja e parë.

Sipas togave të zeza nuk është e qartë se si janë kryer njoftimet për mbledhjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme të datës 8 qershor, në kushtet kur po atë ditë në orën 11.00 është mbledhur komiteti drejtues dhe në përfundim të mbledhjes është vendosur thirrja e asamblesë një orë më vonë në 12.00.

Në çfarë mënyre janë kryer njoftimet dhe kush janë anëtarët që janë njoftuar-pyet gjykata. Duke u nisur nga fakti se në procesverbal nuk ka shpjegim shterues, gjykata pyet pse nuk është sqaruar vendimarrja që do të diskutohej në asamblenë e jashtëzakonshme dhe pse ajo ishte urgjente.

Cila ka qenë arësyeja pse mbledhja është zhvilluar brenda ditës-pyet më tej gjykata. Kjo e fundit kërkon shpjegim edhe për kuorumin e anëtarësisë, i cili sipas togave të zeza nuk mund të vërifikohet.

Gjykata pyet edhe për mënyrën e llogaritjes së votave duke theksuar se nuk është i qartë.

Sipas gjykatës e paqartë mbetet edhe mënyra e përllogaritjes së pjesëmarrësve dhe votave në raport me anëtarët në total.

Duke iu referuar shënimit në dokument se mbledhja e jashtëzakonshme u zhvillua në Lezhë më 8 qershor 2021 nën masat anti covid, gjykata thekson se është e paqartë ku është zhvilluar takimi, a janë njoftuar anëtarët dhe a kanë konfirmuar ata pjesëmarrjen në takim apo jo.

Togat e zeza i kanë lënë afat Pjerin Ndreut deri në datën 25 qershor 2021 për sqarimin e këtyre çështjeve, në të kundërt shqyrtimi i kërkesës do të pezullohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular