BallinaKryesoreDhurata Çupi: Analiza do të drejtohet nga drejtuesit politik, strukturat në aktivitet

Dhurata Çupi: Analiza do të drejtohet nga drejtuesit politik, strukturat në aktivitet

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Dhurata Çupi, ka komentuar nisjen e procesit së analizës së zgjedhjeve të 25 prillit, nga PD.

Çupi është shprehur se analiza do të drejtohet nga drejtuesit politikë të qarqave.

“Për PD, për demokratët do të ketë verë politike, ne do jemi në komunikim, do jemi në terren, do jemi në analizë të çdo qelize të strukturave të PD. Ne jemi një parti që duhet të jetë pranë qytetarëve. Kishte diskutime në kryesi mbi metedologjinë e analizës në të gjitha strukturat e PD, një analizë që do bëhet me detaje, mbi shkaqet e brendshme. Kjo analizë do të drejtohet nga drejtuesit politikë të qarqeve. Më pas do të mblidhet Kuvendi Kombëtar më 17 korrik.

Kishte një diskutim konstruktiv, ajo  çfarë ne do të miratonim dy projekt vendime, dhe çfarë mund të bëjmë më të mirën për t’i udhëhequr  qytetarët në vijim. Nuk kishte kundërshtime. Të dyja vendimet janë marrë me dakordësi të gjithëve.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular