BallinaKryesoreDUKUMENTI/PD iu drejtohet me formular degëve në qarqe: Të analizohen faktorët e...

DUKUMENTI/PD iu drejtohet me formular degëve në qarqe: Të analizohen faktorët e masakrës zgjedhore!

Sipas vendimi të marrë në mbledhjen e Kryesisë degëve në të gjitha qarqet iu kërkohet një raport analitik, ku të evidentohen faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në rezultatin zgjedhor.

Te faktorët e brendshëm përfshihen personat influent që kanë kontribuar, vlera e shtuar e koalicionit dhe gjendja e strukturës së partisë.

Te faktorët e jashtëm përfshihen (fenomene negative të përdorura nga kundërshtari politik, që shkaktuan masakrën elektorale), personat influent që kanë punuar kundër PD.

Udhëzimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi mban datën e djeshme.

Udhëzimi

Në mbështetje të nenit 55 të Statutit të Partisë Demokratike, si dhe pkës 4 të vendimit nr.96 Prot., datë 18.06.2021 të Kryesisë së Partisë “Mbi metodologjinë e analizës në nivel qarku, dege, grupseksioni dhe seksioni për masakrën zgjedhore të 25 prill 2021”,

Udhëzoj:

  1. Formati Tip për hartimin e Raportit përmbledhës analitik, që ka si karakter orientues dhe që përmban të dhënat minimale që duhet të raportohen, është sipas Aneksit bashkëlidhur këtij udhëzimi.
  2. Ngarkohet Sekretari Organizativ për ngarkimin dhe dërgimin e këtij udhëzimi së bashku me Formatin Tip të Raportit, të gjithë Drejtuesve Politik të Qarqeve/ Rajoneve, si dhe të gjitha Degëve të Partisë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular