BallinaKronikeE rëndë, 17-vjeçarja bie nga pema dhe ndërron jetë në spital

E rëndë, 17-vjeçarja bie nga pema dhe ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Thanasaj në Lushnje. Një 17-vjeçare humbi jetën pasi është rrëzuar nga pema.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 19:30. Ajo u dërgua në spitalin e Rrogozhinës nga familjarët.

Për fat të keq, e mitura nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra e për pasojë ndërroi jetë.

“Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular