BallinaBotaMbi 500 mijë të vdekur në Brazil nga koronavirusi, paralajmërohet përkeqësim i...

Mbi 500 mijë të vdekur në Brazil nga koronavirusi, paralajmërohet përkeqësim i situatës

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Brazil i ka kaluar 500 000, shteti i dytë më numrin më të lartë të vdekjeve në botë. Nga ana tjetër, ekspertët thonë se shpërthimi i pandemisë mund të përkeqësohet mes vaksinimit të ngadaltë dhe fillimit të dimrit.

Virusi vazhdon të përhapet, ndërsa Presidenti Jair Bolsonaro refuzon të mbështesë masa si distancimi fizik apo maskat.

Instituti shëndetësor Fiocruz thotë se situata është “kritike”. Vetëm 15% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht.

Presidenti Bolsonaro është kritikuar rëndë për moszbatimin e një përgjigje të koordinuar kombëtare dhe për skepticizmin e tij ndaj vaksinave, bllokimeve dhe kërkesave për mbajtjen e maskave.

Opozita akuzon presidentin për vonimin e blerjes së vaksinave për arsye politike, pasi ai vazhdimisht ka ulur ashpërsinë e pandemisë.

Një mesatare prej 70,000 rastesh me covid janë konfirmuar çdo ditë në javën e fundit në Brazil.

Shkalla e përdorimit të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv mbetet në ose mbi 80% në shumicën e shteteve, dhe ekspertët paralajmërojnë se fillimi i dimrit në hemisferën jugore, javën e ardhshme, mund të rezultojë në më shumë infeksione.

“Brazili përballet me një skenar kritik të transmetimit të covid … me mundësinë e përkeqësimit në javët e ardhshme për shkak të fillimit të dimrit,” tha Fiocruz.

Vetëm SH.B.A.-të kanë raportuar më shumë vdekje në lidhje me Covid-19.

Të Shtunën, mijëra njerëz protestuan në të gjithë vendin kundër qeverisë Bolsonaro, ndërsa kërkuan përshpejtimin e programit të vaksinimit.

Presidenti Bolsonaro ka kundërshtuar masat e bllokimit, duke thënë se ndikimi i tyre në ekonomi do të ishte më i keq se virusi. Por ai këmbëngul se ka bërë gjithçka që mundet për të blerë vaksina nga disa vende.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular