BallinaKronikeEdhe pse i dënuar me 100 vite burg lëvizte i lirë, si...

Edhe pse i dënuar me 100 vite burg lëvizte i lirë, si u arrestua shqiptari në Greqi. Çfarë i gjeti policia…

Mediat greke raportojnë se një shqiptar i dënuar me 100 vite burg është arrestuar nga policia. Operacioni për arrestimin e tij u bë mbrëmjen e sotme (21 qershor) rreth orës 20:15 në qytetin Koropi.

Policia greke vuri në pranga shqiptarin, pas lëvizjeve të dyshimta të tij. Fillimisht ai tentoi të largohej, madje duke sulmuar edhe efektivët e policisë.

Nga kontrolli u zbulua se shqiptari ishte i armatosur me një pistoletë dhe dy thika.

Nga verifikimet në komisariat rezultoi se shqiptari ishte arratisur nga burgu duke shkelur një leje që i ishte dhënë në 2019, por që nuk u rikthye më në qeli.

I arrestuari sipas medieve në vendin fqinj rezultoi se ishte dënuar me 100 vjet burg për një seri krimesh, duke përfshirë vrasje në seri, grabitje, vjedhje dhe për armëmbajtje pa leje, etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular