BallinaSportFitore e madhe! Danimarka “çmonton” Rusinë dhe kualifikohet me vetëm 3 pikë...

Fitore e madhe! Danimarka “çmonton” Rusinë dhe kualifikohet me vetëm 3 pikë të grumbulluara

Fitore e madhe që i jep kualifikimin! Danimarka “çmontoi” me rezultatin 4-1 Rusinë në sfidën e fundit të Grupit B, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ve me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Danimarka, Finlanda dhe Rusia e mbyllën grupin me nga 3 pikë secila, teksa për shkak të golavarazhit më të mirë, danezët arritën të renditeshin në vendin e dytë, duke siguruar një biletë për në Amsterdam, ku do të përballen me Uellsin, ditën e shtunë në orën 18:00.

Për sa i përket sfidës së sotme, Damsgard, Polsen, Kristensen dhe Maehle ishin autorët e golave për danezët, ndërkohë që për rusët realizoi Dzuba nga pika e bardhë e penalltisë.

FT: RUSI-DANIMARKË 1-4

Dzuba 69′ (p) / Damsgard 38′ , Polsen 59′, Kristiansen 79′, Mahele 82

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular