BallinaAktualitetFOTO/ Faturat qesharake të Bashkisë së Tiranës që shembën Teatrin Kombëtar

FOTO/ Faturat qesharake të Bashkisë së Tiranës që shembën Teatrin Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar 2 fatura të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese nga Bashkia e Tiranës në seancën ku po diskutohej ligjshmëria e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Faturat u prezantuan në seancën maratonë të 16 qershorit që zgjati rreth 12 orë.

Këto dokumente kanë bërë “akt konstatimin” dhe “fletë daljen” e godinës së Teatrit Kombëtar nga magazina sikur të ishte …një thes me patate. Ky ka qenë shkaku që kur faturat u paraqitën në sallë shkaktuan të qeshura tek të gjithë të pranishmit duke vënë në siklet përfaqësuesit e bashkisë.

“Siç lehtësisht dallohet, dokumentet jo vetëm që nuk përmbushin kërkesat formale të të qenurit shkresë zyrtare, por vërtetojnë katërcipërisht pretendimin tonë, se pas nxitimit të skajshëm (gjë që u bë objekt i pyetjes nga njëri prej anëtarëve të Trupit Gjykues), për ta shembur Godinën e Kompleksit Teatror, qëndron objektivi kryesor për të ndërtuar kulla në atë shesh shumë të lakmueshëm në Tiranë, nxitim i cili dhe prodhoi dokumentacionin e mëposhtëm” – thuhet në postimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Brenda anëtarëve të Trupit Gjykues u krijua ilaritet kur Aleanca pyet përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë se:
1. Çfarë malli është ky (dokumenti 1), që është bërë dalje nga MAGAZINA, sipas Fletë-Daljes Nr.28 datë 13.05.2020 me emërtimin e mallit “Teatri Kombëtar me Nr. Pasurie 1/241, ZK 8150 Tiranë, copë 1 me çmim 107,466,939 lekë?

2. Nga kush magazinë ka dalë ky MALL/PRODUKT dhe te kush magazinë është bërë hyrje?” – shkruan Aleanca që premton se në ditët në vijim do të sjellë të tjera fakte tronditëse dhe dokumente që të denja për një skandal dhe te cilat duhet të ishin objekt i hetimeve nga SPAK.

No photo description available. No photo description available.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular