BallinaAktualitetRikthehen vdekjet nga Covid 19, situata në Shqipëri 24 orët e fundit

Rikthehen vdekjet nga Covid 19, situata në Shqipëri 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri duket so po shkon drejt zhdukjes. Sot është regjistruar shifra më e ulët e infektuarve ditorë me vetëm 1 rast.

Ministria e shëndetësisë njofton se janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.

Por pavarësisht se numri i të infektuarve po shkon drejt zeros, sot fatkeqësisht u raportua për një vdekje.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 12

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular